Home Sport Jo vetëm Lewandowski, ja pse Evropa e ka zili mbrojtjen e Barcelonës

Jo vetëm Lewandowski, ja pse Evropa e ka zili mbrojtjen e Barcelonës

Barcelona e ka nisur fuqishëm sezonin në La Liga. Ajo ka arritur në pushimin (ndërprerjen) për Kupën e Botës së Katarit si kryesuese e renditjes. Dhe nuk e ka arritur këtë vetëm falë aftësive golashënuese ​​të sulmuesve të saj, me performancën e Lewandowskit veçanërisht e jashtëzakonshme.

Polaku është golashënuesi më i mirë i La Liga-s deri tani me 13 gola. Vendi i parë në renditje është edhe si pasojë e punës së madhe në mbrojtje. Katalanasit janë skuadra më pak e mposhtur në ligat kryesore evropiane.

Nëse ndërkombëtari polak është golashënuesi më i mirë në La Liga, Ter Stegen kryeson trofeun “Zamora”. Portieri gjerman, titullari i padiskutueshëm i Xavi Hernández, ka pësuar vetëm 5 gola në 14 ndeshjet e luajtura. Mesatarja e tij është, pra, 0.36 gola për ndeshje.

Skuadra me rekordin e radhës më të mirë në mbrojtje është Juventusi, që ka pësuar 7 gola në 15 ndeshjet e luajtura në Serie A. Mesatarja e bardhezinjve në këtë drejtim është 0.47 gola për ndeshje. Në La Liga, mbrojtja e dytë më e fortë është Villarreali, i cili ka pësuar 10 gola. Rulli ka luajtur të gjitha ndeshjet e rregullta të turneut për të verdhët. E treta është mbrojtja e Betis.

Linja mbrojtëse blaugrana është një stërmundim i vërtetë për sulmuesit rivalë. Ter Stegen bën mesatarisht dy pritje vendimtare për ndeshje. Gjermani ka bërë 28 ndërhyrje vendimtare në këtë pjesë të parë të kompeticionit. Në këto 14 ndeshje të La Liga-s, gjermani është përballur me 35 goditje në portë.

Asnjë ekip nuk ka qenë më pak në kërkim të rivalit. Mbrojtja ‘culé’ i reziston sulmit të rivalëve të saj. Për më tepër, vetëm kundërshtarët e Juventusit, i renditur i treti në Serie A, duhet të bëjnë më shumë goditje në total, 27.29, për të zhbllokuar prapavijën e Allegrit.

Xavi ishte shumë i qartë se një nga çelësat e suksesit të Barcelonës ishte përforcimi i mbrojtjes dhe në verë nënshkroi me Koundé, Christensen, Marcos Alonso, Bellerín. Nga shtatë nënshkrimet, katër ishin mbrojtës. Dhe nëse do të mund të nënshkruante me një profesionist tjetër në janar, do të inkorporonte një tjetër mbrojtës të krahut.

Previous article‘Shteti na ka shitur’/ Banorët e Bërxullës protestojnë para Ambasadës Amerikane: Yuri Kim të vejë dorën në zemër, jemi njerëz me familje
Next articleBeniada Nishani tregon për herë të parë si ia rrëmbeu zemrën vëllai i Arbër Hajdarit