Home Aktualitet Jo vetëm kreun e Bashkisë, PS fiton bindshëm edhe Këshillin Bashkiak në...

Jo vetëm kreun e Bashkisë, PS fiton bindshëm edhe Këshillin Bashkiak në Elbasan! 28 këshilltarë nga 51 gjithsej! Berisha-Meta vetëm 13 mandate, PD vetëm 7

Partia Socialiste ka fituar bindshëm edhe Këshillin Bashkiak në Elbasan. KQZ ka publikuar rezultatit dhe deri tani është pasqyruar rezultati i 150 qendrave të votimit nga 224. PS ka marrë 28 mandate ose 48.81%. “Bashke Fitojmë”, koalicioni i Berisha-Meta ka marrë vetëm 13 mandate me 24% të votave. Partia Demokratike: 7 mandate ose 13% të votave. Tre partitë e tjera që marrin nga një mandat në Këshillin Bashkiak janë PSD, PDIU dhe Partia e Gjelbër.

Previous articleKu gaboj Albina Kelmendi?
Next articleTenderi 23 milionë euro, pajisjet elektronike të votimit ‘flaken’ pa pikë përgjegjshmërie në kamion