Home Kuriozitete Jo më fjalëkalime! Gjigantët e teknologjisë zbulojnë alternativat e reja për sigurinë

Jo më fjalëkalime! Gjigantët e teknologjisë zbulojnë alternativat e reja për sigurinë

Apple, Google dhe Microsoft po mendojnë një alternativë më të sigurt për hyrjen në internet.

Tre gjigantët e teknologjisë, po përpiqen të shmangin hyrjen në internet me fjalëkalim duke përdorur të tjera mënyra si identifikim me shenjat e gishtave, skanim të fytyrës apo një kod pin.

Sipas tyre, sistemi i ri do t’i lejojë njerëzit të përdorin një autentikim të gjurmëve të gishtave ose të skanimit të fytyrës në telefonin e tyre, si një mënyrë për t’u identifikuar në një pajisje tjetër aty pranë, pavarësisht nga sistemi operativ ose shfletuesi që përdornin.

Kjo është një veçori e disponueshme për pajisjet Apple, ku dikush që mban një Apple Watch mund të zhbllokojë një telefon ose MacBook. Kjo do të reduktonte nevojën që njerëzit të kujtojnë një gamë të gjerë kombinimesh të emrave të përdoruesit dhe fjalëkalimeve për t’u identifikuar në shërbime të ndryshme.

Por kjo çon në ripërdorimin e fjalëkalimeve në shumë llogari, diçka që ekspertët thanë se ishte një nga rreziqet më të mëdha të sigurisë në botën dixhitale. Apple, Google dhe Microsoft shpresojnë që t’i bëjnë këto veçori të disponueshme në platformat e tyre gjatë vitit të ardhshëm.