Home Kronika Jeta luksoze e Alban Velos:Tufa me para dhe makina luksoze në mes...

Jeta luksoze e Alban Velos:Tufa me para dhe makina luksoze në mes të Tiranës

Është bërë publike ditën e sotme ngjarja e plotë dhe organizatori i saj, ku i vdekur ka mbetur Edmond Papa.

Albano Velo, djali i efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, dyshohet si organizator dhe autor i vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Velo, sipas të dhënave të deritanishme, është mik i afërt me të ndjerin Aleksandër Sadikaj, i cili u vra më tritol në Sauk disa muaj më parë.

Ajo që bie në sy në fotografitë e tij në rrjete sociale nuk mungojnë ato me babain polic dhe Albano e shoqëron me shkrimin: Në flagrancë duke përdorur telefon në orar të punës. Por edhe nuk mungojnë as shprehjet motivuese dhe fotot me armë, tufa me para, makina të shtrenja por edhe me kanabis.

30-vjeçari është fotografruar shpesh në resortin “Sancho Farm” të Sadikajt në Memaliaj bashkë me shokë të tjerë.

Previous articleKishin humbur në mal, qeni gjen çiftin pasi ekipi i shpëtimit “u dorëzua”
Next articleLindjet në rënie në Shqipëri/ Qeveria shpërndan 2,6 miliardë lekë, por shumica shkon për fëmijët që lindin jashtë vendit