Jeta e Vanesës është një kalvar vështirësish që nis prej muajve të parë që ajo ka ardhur në jetë. Ajo e fillon rrëfimin e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me divorcin e prindërve që kur ajo ishte 7-muajshe. Në moshën 2-3 vjeçare nëna e Vanesës largohet drejt Italisë me dikë që kishte njohur dhe e la vajzën te prindërit e saj. Takimi i parë nënë e bijë ndodhi kur Vanesa ishte 14 vjeçe.
Vanesa: Kam qenë vetëm 7-muajshe kur prindërit e mi janë ndarë dhr kam qenë bebe, e vogël, më kanë treguar gjyshërit që janë ndarë për arsye se kanë pasur mospërputhje karakteri, ziheshin shpesh, babi nuk punonte dhe mendonin që nuk i duhur për mamin (babi). Kështu që prindërit e mi ndahen. Mami ka ndenjur me mua deri në moshën 2-3 vjeçare dhe ka ikur, është larguar nga shtëpia e gjyshërve ku jetonim bashkë…
Ardit Gjebrea: Gjyshërit ishin nga ana e mamit apo nga ana e babit?
Vanesa: Nga ana e mamit sepse unë jetoja me mamin dhe me gjyshërit nga ana e mamit. Nga ana e babit nuk jetonin. Babi u largua domethënë, kur u nda nga mami u largua. Isha shumë e lidhur me mamin, siç më kanë treguar edhe gjyshërit, normale por vjen një moment që mami largohet, ikën.
Ardit Gjebrea: Ku?
Vanesa: Njihet me dikë dhe largohet për në Itali me atë njeri për në Itali, është burri i saj aktual domethënë.
Ardit Gjebrea: Qartë. Dhe ty të la në Shqipëri.
Vanesa: Po, më la te prindërit e saj, më braktisi. Thjesht iku me atë në Itali dhe nuk u kthye për disa vite.
Ardit Gjebrea: Pate lidhje me të?
Vanesa: Jo, jo biles edhe kur shkoi në Itali pas disa ditësh ka marrë në telefon dhe ka treguar, ka thënë që s’ka patur kurajë për t’iu thënë “pse ika dhe pse duhej ta lija fëmijën tim te ju, thjesht duhej të ikja”. Vetëm kaq ka thënë dhe ka ikur me atë.
Ardit Gjebrea: E ke takuar më mamin?
Vanesa: Mamin unë e kam takuar kur u bëra 13, 14 vjeç. Atëherë e takoj mamin. Pas shumë vitesh domethënë.
Ardit Gjebrea: Si ishte takimi?
Vanesa: I ra pak të fikët se normale, kishte shumë vite që s’më shikonte dhe i erdhi shumë rëndë ajo pjesa që kur më ka lënë dhe sa isha rritur. Aty pastaj burri i saj i thotë që “dua ta marrim vajzën me vete në Itali” dhe unë pranoj, i them babit ba, unë dua të shkoj te mami në Itali.
“Laja këmbët e vjehërrve”, jeta e Vanesës me ish-bashkëshortin 15 vjet më të madh: Haja dhunën e tij
Pas 4 vitesh të vështira në Greqi dhe kthimit në Shqipëri ku që në moshën 14-vjeçare Vanesën e hoqën nga shkolla dhe e futën në punë, jeta vetëm vështirësohej për të. Ajo rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” keqtrajtimin nga njerka, vuajtjet që nuk mbaronin dhe në një moment sheh një dritë shprese.
Ende pa mbushur të pesëmbëdhjetat, një lajmëtar kërkon dorën e saj për martesë. Vanesa thotë se këtë e pa si një mundësi për të shpëtuar nga gjithçka dhe ra dakord që martesa të bëhej.
Fatkeqësisht, drita në fund të tunelit ishte vetëm një iluzion. Në shtëpinë e bashkëshortit, i cili ishte dyfishi i moshës së saj, e priti dhuna, keqtrajtimi, punët e rënda të fshatit.
Vanesa: Shkoj aty te ajo familje në krye të 4 ditëve, domethënë bëhet ajo adeti, vjen në shtëpi, vë unazën…
Ardit Gjebrea: Më fal, ti ishe 15 vjeç.
Vanesa: Gati 15 vjeç.
Ardit Gjebrea: Gati. Po bashkëshorti sa vjeç ishte?
Vanesa: Ai ishte 15 vjet më i madh se unë. Kishte pasur një martesë më përpara.
Ardit Gjebrea: Pra ai ishte rreth 30 vjeç. Si shkove me të?
Vanesa: Jetonte në një fshat, në një fshat shumë të humbur që atje mund të ishin 5 shtëpi. “Rruga e Zhavorrit” quhet vendi aty dhe atje kalova shumë keq. Çohesha në mëngjes, në orën 5 e gjysmë se normale fshat, lopë, pula, toka, punët e fshatit si me thënë. Aty mësova shumë gjëra nga jeta, madje u bëra më e fortë akoma, u bëra më grua sepse zgjohesha në mëngjes, laja këmbët e vjehrrit, të vjehrrës, iu bëja kafenë, bëja gati qumështin sepse vjehrri dilte, shiste qumësht, spinaq, këto gjërat jeshile. I bëja gati me vjehrrën. Shkoja bëja bukën, bëja gati bukën, bëja gjellën, bëja punët e shtëpisë, laja, shpëlaja ish-bashkëshortin. Ai nuk punonte, ai thjesht dinte që të dilte për qejfet e veta, të dehej, të luante bixhoz, të vinte në orën 3-4 të mëngjesit dhe të haja unë dhunën e tij.
Ardit Gjebrea: Edhe të dhunonte.
Vanesa: Po, po më keqtrajtonte shumë, nuk më lironte fare, nuk kishte shans.
I ati i saj, pavarësisht se e bija i kishte treguar gjithçka dhe i kërkonte ndihmë, nuk iu gjend kurrë në krah por e kalonte situatën me një gotë rakie, përfundon Vanesa.
“Babai më mbylli derën, nëna më braktisi për herë të dytë”, Vanesa: Zgjodhi njerkun para meje
Në moshën 14-vjeçare, pasi ishte kthyer nga Greqia së bashku me familjen e të atit dhe kishte filluar punë në një fabrikë në Shijak, Vanesa takohet me të ëmën.
E ëma përjetoi emocione shumë të forta duke e parë të bijën të rritur dhe i ofron që të jetojë me të. Vanesa njohu edhe bashkëshortin e së ëmës dhe përshtypja e parë i la të kuptonte se gjërat mes tyre nuk shkonin mirë. Megjithatë, lodhur nga jeta që kishte kaluar në shtëpinë e bashkëshortit 15 vite më të madh ku e martuan, Vanesa pranon të shkojë me të ëmën në Itali por ndodh e papritura.
Vanesa: Më thotë “vajza ime, a do të vish me mamin,të jetosh me mamin?” Unë në ato momente u lumturova, thashë shyqyr o Zot do shkoj te mami, do bashkohem me mamin. Edhe nëna me gjyshin duke qarë, duke thënë që “më në fund”. Thjesht i them babit të japë një vërtetim, një letër se unë isha me mbiemrin e babit se bëra gjyqin kur isha e vogël që erdhi më mori babi.
Ardit Gjebrea: Një prokurë doje. Dhe babi ta dha?
Vanesa: Po, ma dha babi, pranoi dhe më tha kaq “do ikësh, por s’do kthehesh më”.
Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?
Vanesa: “Nëse shkon te nëna jote, edhe nëse ajo të lë apo diçka se jam e sigurt që ajo do të të lërë”, nuk e di ku e kishte këtë sigurinë, por thjesht tha “nuk kthehesh më”.
Ardit Gjebrea: Pra të mbylli derën.
Vanesa: Po, se të mbajta unë dhe nuk të pranoj nëse vjen pastaj prapë të më kërkosh ndihmë. E marr atë prokurën, marr pasaportën, shkoj te nëna e te gjyshi, bëj gati valixhen edhe takova njerkun, mmain, takova nënën dhe gjyshin.
Ardit Gjebrea: Shkove në itali?
Vanesa: Jo, nuk kam shkuar në Itali, thjesht u bëmë gai. Vendosim valixhen time në makinë. Lëviz dy hapa me makinë dhe ndalon makinën zotëria dhe i thotë mamit që “Alketa”, se Alketa quhet mami im biologjike, “shiko unë ndërrova mendje se unë s’mund ta marr vajzën tënde s’e unë si kam fëmijët e mi kështu që as vajzën tënde s’e marr dot, kështu që të lë të zgjedhësh o vajzën ose mua”. Ajo nuk e ka menduar fare, ta mendonte ose diçka apo të thoshte vajza direkt, thjesht tha “ty Shyqo” se Shyqo quhet burri i mamit tim.
Ardit Gjebrea: Ah, thashë se ishte italian.
Vanesa: Jo, jo shqiptar është por ka vite, kishte letra italiane. “Ty Shyqo” i thotë dhe më lë mua në mes të 4 rrugëve. I kam bërë gjërat me polici faktiksht se s’kisha ku të shkoja, shkova në polici, denoncova burrin e mamit, thashë që ai e dhunon mamin, këtë e shtova me thënë të drejtën se nuk e di a ishte e saktë ose e sigurtë por unë doja që doemos të isha me mamin sepse nuk kisha ku të shkoja.