Home Slideri Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit portual të Durrësit Eduard Ndreu. Nuk dihet...

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit portual të Durrësit Eduard Ndreu. Nuk dihet kandidat për deputet apo për burg

ndreuBurime të besueshme pranë Autoritetit portual të Durrësit kanë bërë të ditur se kreu i këtij institucioni, një nga njerëzit më të korruptuar dhe më të akuzuar për vjedhje nga media dhe politika, Eduard Ndreu ka bërë gati largimin e tij. Burime të njëjta kanë bërë të ditur se dje Eduard Ndreu i ka dhënë “lamtumirën” institucionit që nën fasadën e investimit në fakt ka rrënuar imazhin e portit më të madh të vendit duke tenderuar shuma marramendëse, por që janë menaxhuar nga firma të lidhura më Ndreun dhe që kanë bërë që porti të mbetet përveç xhamave apo fasadave një nga më të korruptuarit. Ajo që ende nuk po bëhet e qartë pse Ndreu po largohet dy muaj para zgjedhjeve është enigmë edhe për PD-në, e cila e shikon atë vërtetë si njeriun që i heq më shumë vota, por si sponcorin më të madh të fushatës nga lekët që ka vjedhur me tendera të vërtetuara edhe nga KLSH-ja. Sipas burimeve nga PD-ja Ndreu po largohet pas sugjerimit të LSI-së me të cilin ai ka miqësi të vjetra si themelues, duke treguar kështu se është i gatshëm ti bashkohet asaj në një formë apo tjetër në koalicionin e ri. Pra e thënë më troç ose Ndreu do të bëhet deputet ose po bëhet gati të ikë për t’i shpëtuar burgut.

Previous articleDeputeteja Klodiana Spahiu: Rekordi i Berishës, edhe lista e borxheve në farmaci
Next articleMjeku i Spitalit të Durrësit: Doklead Ademi ka qenë përdorues i rregullt droge. Kartela e tij nuk zhduket, orgjinalin e kam unë!