Home Sport Jashtë kupave të Evropës? Makthi në shtëpinë e Juves nuk ka fund,...

Jashtë kupave të Evropës? Makthi në shtëpinë e Juves nuk ka fund, në lojë futet edhe UEFA

Juve pësoi një goditje të fortë, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Dënimi me -15 pikë në renditjen e Serie A, dhe dënimi i kupolës drejtuese, mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, pasi “Zonja e Vjetër” mund të vuaj pasojat edhe në një periudhë afatgjatë, ose në rastin më të keq, mund të sjell pasoja të tjera edhe në arenën evropiane.

Pas dënimit të marrë, me -15 pikë, Juve e sheh veten në vendin e 10-të, minus 12 pikë nga zona Champions. Edhe nëse Allegri arrin të vë në jetë një mrekulli të dërgoj Juven në fund të sezonit në zonën euro, apo tw fitojë Europa League, mund të mos mjaftojë për të luajtur në Evropë sezonin e ardhshëm, pasi Juve është nën hetim jo vetëm nga autoritet vendase.

Coriere

Kur bëhet fjalë për respektimin e rregullave të Fair Play Financiar, UEFA nuk toleron. Në 1 dhjetorin e vitit të shkuar, UEFA ka hapur një hetim për Juven, për shkelje të mundshme të rregullave të Fair Play Financiar. Në rast se hetimet nxjerr në pah shkelje nga klubi i Juves atëherë bardhezinjtë mund të përballen me pasoja edhe më të rënda, që mund të shkojnë deri në përjashtimin e tyre nga kompeticionet evropiane për një periudhë të gjatë. Nëse ky skenar bëhet realitet, e ardhmja e Juve parashikohet të jetë shumë e vështirë.

Previous articleKreshnik Spahiu paralajmëron se SHBA do të fusin në “listën e zezë” një zyrtar të lartë të PS dhe do arrestohet para zgjedhjeve të 14 majit, ja kush ia kopsiti dosjen e “non gratës” Berishës
Next articleMasoneria, krahu i djathtë i mafias: Cili ishte plani i Matteo Messina Denaro?