Home Editorial Janё ditёt kur fermat aplikojnё pёr mbёshtёtje financiare nё bujqёsinё biologjike

Janё ditёt kur fermat aplikojnё pёr mbёshtёtje financiare nё bujqёsinё biologjike

Nga Enver Isufi , Instituti Bujqёsisё Biologjike, Durrёs

Pёr tu ardhur nё ndihmё fermerёve dhe specialistёve tё bujqёsisё, po rreshtojmё disa kёshilla dhe informacione rreth bujqёsisё biologjike.

Pse mbështeten financiarisht fermat biologjike ?

Nё flalёt “BUJQЁSIA BIOLOGJIKE”, fjala “BUJQЁSI” ёshtё mё afёr interesave tё fermerit, fjala “BIOLOGJIKE” ёshtё mё afёr interesave tё konsumatorit dhe shtetit, i cili ka marё pёrsipёr tё sigurojё njё shёndet normal pёr publikun dhe mjedisin.Kjo ёshtё arsya  bazё e mbёshtetjes financiare tё kёtij sistemi bujqёsie si nga shteti ,ashtu edhe nga projektet e agjensive  tё zhvillimit,tё cilat  janё  me mision  nё Shqipёri, ose projekte tё tjera  nga donatorё(dhurues ) tё ndryshёm.

  • Duke mbёshtetur bujqёsinё biologjike ,shteti jep mesazhin, se e ardhmja e bujqёsisё ёshtё bujqёsia biologjike.Ky system bujqёsie plotёson kёrkesat ekonomike , ekologjike dhe sociale.
  • Bujqёsia biologjike shpesh ka prodhime pak mё tё ulta se sa prodhimi konvencional (i zakonshmёm)
  • Kostot e produkteve biologjike janё shpesh mё tё larta, sepse pёrdoren inpute specifike, ka mё pak mekanizim, pёrfshin edhe koston e çertifikimit.
  • Paketimi, etiketimi, logo kёrkojnё kujdes shtesё.
  • Fermerёt biologjike harxhojnё mё shumё investime pёr marjen e njohurive agronomike dhe mjedisore. etj
  • Jo gjithmonё fermerёt e shesin produktin si produkt biologjik, pra nuk ja marin vlerёn e produktit cilёsorё qё ata prodhojnё.

Cilat kushte teknike  duhet tё plotёsojnё  fermat, të cilat dëshirojnë të kalojnë në ferma biologjike.?

  • Fermeri tё ketё bujqёsinё si burim bazё tё tё ardhurave tё tij.
  • Fermeri tё shprehё vetё dёshirёn pёr kalimin e fermёs sё tij  nё fermё bio.
  • Ferma mund tё jetё mozaike, pra me disa bimё, por tё paktёn njё bimё duhet tё zё mbi 05 ha.,sepse kjo sipёrfaqe prodhon produte pёr treg.
  • Ajo bimё mbi 05 ha qё do tё regjistrohet pёr kalim nё bio, duhet tё jetё larg parcelave tё fermёs , qё janё mё tё vogla dhe do tё mbeten konvencionale.
  • Nuk lejohet qё kur ka prodhim paralel (psh dy parcela me domate, hardhi etj), njёra tё jetё bio dhe tjetra konvencionale.Kjo nuk krijon siguri nё marketing, sepse domatet bio dhe ato konvencionale nuk dallohen me sy, dhe kjo krijon kushte pёr abuzim nё treg.
  • Fermat tё mos kenё rrezik ndotjeje nga spёrkatjen dhe plehёrimet e parcelave fqinjё.
  • Burimi i ujit tё ujitjes tё jetё pa rreziqe ndotjeje.
  • Tё jetё njё produkt qё pёrfshihet nё skemat mbёshtёse tё shtetit.

Cilat janё kuotat e mbёshtetjes financiare pёr fermat biologjike ?

  • Ferma që nё sezonin e parё tё prodhimit , do   të marin Cerifikatën me status” Viti parë i kalimit” në fermë bio,mer 100.000 lekë.
  • Ferma me Certifikatë ” Viti dytë i kalimit në fermë bio”,mer 150.000 lekë
  • Ferma me Certifikatë “Viti tretë “rezulton bio e plotë,mer 200.000 lekë.

Shënim: Ka raste qё gabimisht  fermerёve u kёrkohet certifikata qё nё momentin e regjistrimit si fermё qё do fillojё praktikat e prodhimit biologik( psh.Nuk i kёrkohet nxёnёsit deftёsa e notave , sapo regjistrohet, por, pasi mbaron sezoni mёsimor)

Fermat që regjistrohen për herë të parë,në kohën e aplikimit  akoma  nuk kanё çertifikatë nё momentin qё regjistrohen.Cerifikata meret gjatë sezonit,kur të vijë inspektori për të parë se si është zbatuar standardi Bio.

Pra ferma ka fazёn e regjistrimit dhe faza e dytё pas disa javёve ose disa muajve, sipas bimёve, ёshtё faza e certifikimit.

Cilat hapa ndjek fermeri nga regjistrimi deri nё marjen e certifikatёs sё produktit biologjik ?

  • Fermeri bёn kёrkesё, pra aplikon nё zyrat e bujqёsiё sё zonёs ku ndodhet ferma e tij .
  • Ferma kontrollohet nga specialistёt e zonёs pёr tё analizuar rreziqet qё mund tё vёshtirёsojnё kalimin e fermёs nё fermё biologjike .
  • Kur nga vizita e specialistёve nuk gjenden rreziqe, ferma fiton pёr tё filluar praktikat e bujqёsisё biologjike, dhe kёshtu tё keta shance reale pёr tё marё mbёshtetje financiare.
  • Nga ky moment fermeri mbanё lidhje me specialistёt e zonёs pёr tё marё kёshillime mbi standardin e prodhimit biologjik (plehrat qё lejohen, produktet e mbrojtjes sё bimёve, cilёsia e ujit tё ujitjes etj)
  • Fermeri mer takim me trupёn e certifikimit.Negociohet çmimi i certifikimit.Pasi bie dakord, gjatё sezonit do tё njoftohet se kur do tё vijё inspektori i trupёs certifikimit pёr tё bёrё inspektimin e zbatimit tё standardit biologjike. Fermeri bёn kujdes qё vetёm njё pjesё tё subvencionit tё kalojё pёr certifikim, sepse kjo kuotё ёshtё llogoritur qё fermeri tё mund tё blejё me kёtё shumё lekёsh edhe inpute, e materiale tё tjera qё pёrdor ferma. Trupa e certifikimit ka prirje ti rrisi çmimet,ndaj fermeri tё bashkёbisedojё pёr njё çmim tё arsyeshёm.
  • Pas inspektimit, nёse nuk ka shkelje tё standardit, pas disa ditёve ose pak javёve i vjen me postё certfikata sipas statusit tё fermёs (Certifikata nё kalim viti parё, viti dytё, ose viti tretё ,bio e plotё)
  • Fermeri gjatё kёsaj kohe ka hapur llogorinё e tij bankare dhe numrin ja ka dёrguar AZHBR-s.
  • Fermeri dёrgon fotokopjen e cerifikatёs nё zyrat e AZHBR-s , pas kёsaj ato i nisin nё llogorinё e tij bankare.

Disa shifra dhe fjali  rreth bujqёsisё biologjike

  • Nё botё me standardin Bio ёshtё certifikuar 1,5 % e siperfaqes bujqёsore.
  • Nё Europё, 8,5 % e sipёrfaqes bujqёsore.
  • Nё Ballkan 1% e sipёrfaqёs bujqёsore.
  • Nё Shqipёri, mё pak se1 % e sipёrfaqes bujqёsore.
  • Vendet e BE-s kanё marё vendim qё deri nё vitin 2030,tё katёrfishohet sipёrfaqja e bujqёsisё biologjike (nga 8.5 % qё ёshtё sot nё 25 % nё vitin 2030 )

Pandemia globale COVID 19 dhe ngjarjet e rёnda ekonomik-sociale qё po shkakton ngrohja globale , ishte shkaku qё do tё shkohet tek bujqёsia qё pёrdor rezerva natyrore,tё cilat nuk ndikojnё negativisht nё ngrohjen globale.

  • Bujqёsia biologjike dhe hotelet me 5 yje, janё shtёpitё e pritjeve pёr çdo shtet.Bujqёsia bio dhe hotelet me 5 yje, janё modele pёr tё zhvilluar edhe sistemet e tjera mё vlera mё tё ulta.

Shtёpitё e pritjes, dihet qё kanё pёrkujdesje mё tё madhe se sa dhomat e shtёpitё e zakonshme.

  • Bujqёsia biologjike plotёson tre kёrkesat:

– Ekonomike (fermeri shet me çmime tё mira dhe ka treg mё tё gjёrё.

-Ekologjike (Ndot shumё mё pak mjedisin, sepse pёrdor plehra dhe produkte pёr mbrojtjen e bimёve ,tё padёmshme )

-Sociale (sepse ruan shёndetin e publikut,punёson mё shumё njёrёz, duke deversifikuar prodhimin, pёrpunimin, marketingun,pёrmirёson ushqimin e publikut, ruan mjedisit e pastёr pёr publikun)

  • Qeveritё e mbёshtesin bujqёsinё e zakonshme , sipas fuqisё financiare qё kanё.
  • Qeveritё e mbёshtesin bujqёsinё biologjike, sipas kёndёvёshtrimit qё ato kanё pёr tё ardhmen e ushqimit dhe mjedisit.
  • Nё vendet mё tё vogla bujqёsia bio zё pёrqindjen mё tё madhe, kjo sepse ёshtё njё rrugё pёr tё pёrballuar konkurencёn e tregut tё hapur tё mallrave dhe tё turizmit.
  • Kalimi i bujqёsisё shqiptare, drejtё bujqёsisё biologjike, duhet tё pёrbёjё njё strategji afat gjatё./bulevard news