Home Opinion Jam plotësisht dakord me ty kryeministër

Jam plotësisht dakord me ty kryeministër

Nga Agron Duka 
Jam plotësisht dakord me kryeministrin e vendit tim, kur tha në Bruksel se ne do të punojmë fort që ta ndërtojmë Europën në vendin tonë, meqe BE-ja nuk po na i hap negociatat.
Jam dakord edhe me “paralajmërimin” për të mos u dorëzuar: “Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së” – shkruan Rama në Tëitter.
Edhe unë kështu them!
Unë dhe PAA jemi gati të ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë që të mos ndalemi në ambicjet tona për anëtarësimin në BE.
Ndaj unë propozoj:
-Tia fillojmë nga lufta kundër korrupsionit. Ta ndalojmë PPP-të misterioze, të luftojmë monopolet, tenderat e paracaktuar…
-Të mbështesim prodhimin vendas, tu bëhemni krahë njerëzve që punojnë e prodhojnë.
-Të rrisim pagat që punëtorët të mos ikin të punojnë në vendet fqinje duke fjetur nëpër stalla, por të punojnë tokën e tyre e të jetojnë në shtëpitë e tyre.
-Të ndalojmë degradimin e mjedisit
-Të bëjmë më shumë punë e me pak foto dhe postime në fb
-Në vend që tu tregojmë barcoleta fshatarëve, ti ndihmojmë me naftën, tu sigurojmë ujë dhe ti ndihmojmë të gjëjnë tregje për prodhimet e tyre.
Nëse bëjmë këto dhe shumë më shumë se kaq, unë them se vërtet mund ta ndërtojmë Europën edhe këtu.