Home Politike “Jam këtu t’ju dëgjoj”/ Belind Këlliçi takim me të rinjtë e kryeqytetit....

“Jam këtu t’ju dëgjoj”/ Belind Këlliçi takim me të rinjtë e kryeqytetit. Nga karta e studentit tek korrupsioni, ja çfarë u diskutua

Kandidati për kryebashkiak të Tiranës Belind Këlliçi zhvilloi një takim me të rinj e të reja, studentë dhe nxënës të Tiranës. Në vijim të turit “Jam këtu t’ju dëgjoj” u identifikuan problematikat e ndryshme në territorin e Bashkisë Tiranë, si dhe gjenerimin e ideve për programin elektoral të kandidatit opozitar.

Turi i Dëgjimit synon të mediatizojë opinionet e banorëve të Tiranës dhe qëndrimet e tyre kritike ndaj performancës së Bashkisë, si kundërpeshë ndaj kontrollit mediatik dhe censurës që bashkia imponon prej 8 vjetësh nëpërmjet “kronikave të gatshme”.

Kësisoj, Këlliçi po i dedikon hapësirën e tij mediatike banorëve të Tiranës, që zëri i tyre të dëgjohet dhe realiteti i Tiranës të pasqyrohet objektivisht në mediat shqiptare.

Ky koncept që po zbatohet në fushatën e Belind Këlliçit shihet si domosdoshmëri, nisur nga fakti se Bashkia Tiranë kontrollon informacionin dhe vijon të ndikojë drejtpërdrejt politikat editoriale të shumicës dërrmuese të mediave në vend, të cilat e përdorin këtë institucion si burim të lajmit, ç’ka ka sjell deformimin e realitetit dhe anashkalimin e lirisë së shtypit.

 

 

Turi i Dëgjimit në Tiranë i jep mundësinë qytetarëve të jenë ata vetë burim informacioni dhe vlerësimi. Jo më larg se dje Këlliçi iu referua takimit të tij me të rinjtë si “Turi i Realitetit”, duke lënë të kuptohet se fushata e kundërshtarit të tij Veliaj dominohet nga propaganda dhe lajmet e rreme.

Në fushatat e kaluara kemi parë vazhdimisht abuzimin që bëhet me konceptin “dëgjesë publike”, ku qytetarë dhe ekspertë ftohen të dëgjojnë kryebashkiakun, ndërkohë që duhet të jetë e kundërta. Këlliçi ka zgjedhur t’i japë zë dhe figurë shumicës së heshtur, për të inkurajuar qytetarët të shprehin lirshëm gjithçka që nuk janë lejuar ta bëjnë këto 8 vjet.

Në këtë takim të rinjtë patën mundësinë të flasin për Tiranën që shohin çdo ditë, për trotuaret e munguara në brendësi të lagjeve, për hapësirat publike që u lejuan të kthehen në kafene, për transportin urban joefikas, për insfrastrukturën urbane dhe arsimore që rrit nivelin e stresit, etj.

Në shumë raste shqetësimet ishin të përbashkëta, Karta jofunksionale e Studentit, vonesat e shpërblimit monetar për studentët ekselentë, korrupsioni në ndarjen në konvikte, pasiguria që shkakton mungesa e ndriçimit publik, infrastruktura rrugore e munguar në shumë njësi të Tiranës. Të rinjtë e Tiranës kërkojnë që bashkia e tyre të ofrojë zgjidhje për problemet e jo t’i mohojë ato.

Previous articleArben Meçe habit studion: Unë sot duhet të isha në burg
Next articleArtan Hoxha thirret në Prokurori për audiopërgjimet e publikuara prej tij