Home Aktualitet “Jam e sëmurë më lironi!”/ Gjykata lë në burg Evisa Sulejmanin, e...

“Jam e sëmurë më lironi!”/ Gjykata lë në burg Evisa Sulejmanin, e kërkon Italia

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg me qëllim ekstradimin drejt Italisë të Evisa Sulejmanit. Kjo e fundit është arrestuar më 16 qershor në Shqipëri, me qëllim ekstradimi pasi kërkohet nga autoritetet italiane si e përfshirë dhe nën hetim për dosjen e kontrabandimit të ilaçeve dhe mashtrim të sistemit italian.

Gjatë seancës së sotme, Sulejmani tha para gjykatës pretendimet se është e sëmurë dhe e diagnostikuar me sëmundje që kërkon trajtim të veçantë, ndaj dhe kërkoi një masë sigurire më të butë se arresti me burg. Hetimet nisën nga përgjimi i telefonatës së biznesmenit shqiptar Ndue Pulaj, i cili duke folur me të.

Përgjimet kanë nxjerrë në dritë edhe falsifikimet e certifikatave dhe lejet për emigrantët shqiptarë, të cilët përfitonin shërbime të shtrenjta në sistemin shëndetësor në Lombardi. Pas sigurimit te provave, gjykata italiane ka urdhëruar arrestimin e Davide Luigi Vergani, Domenico Paternò dhe Domenico Carriero.

Aksioni për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, por jo vetëm, u finalizua sot edhe pse kishte nisur që në vitin 2020, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, ndërsa nën hetim janë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ngue Pulaj.