Home Kosova Jahjaga: Takim për normalizimin e plotë të marrëdhënieve

Jahjaga: Takim për normalizimin e plotë të marrëdhënieve

jahjaga“Është takim simbolik dhe është i rëndësishëm, sepse për të parën herë takohen presidenti i Republikës së Kosovës dhe presidenti i Republikës së Serbisë”, ka thënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë. Jahjaga gjendet në Bruksel për të zhvilluar takim me homologun e saj serb, Tomislav Nikoliq, të mërkurën, më 6 shkurt.

Duke folur për temat që do të diskutohen Jahjaga ka thënë se do të bisedohet parimisht, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Për nevojën e vazhdimit të dialogut, për arritjen e marrëveshjes për të gjitha çështjet dhe për zbatimin e përpiktë të këtyre marrëveshjeve, të cilat edhe janë në dobi të të gjithë qytetarëve të të dyja shteteve dhe që janë në funksion të fqinjësisë së mirë, të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Takimi ka për synim, që në pajtim të plotë dhe duke respektuar normat dhe standardet evropiane, e gjithashtu edhe konventat ndërkombëtare, të gjejë zgjidhje për të gjitha çështjet.

Duke marrë parasysh të kaluarën tonë dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është e pritshme që marrëdhëniet të normalizohen plotësisht. Takimi i presidentëve është në funksion të këtij qëllimi, ndërsa nga parlamenti, qeveria është e autorizuar të udhëheqë procesin e dialogut.

Previous articleBanorët e Hamallaj denoncojnë vjedhjen e tokave të tyre për qëllime korruptive
Next articleAAK-ja mbetet jashtë Qeverisë, nuk do ta rrëzojë Thaçin