Home Slideri Ja testamenti i plotë që tregon vjedhjen e pronave të familjes Kosturi

Ja testamenti i plotë që tregon vjedhjen e pronave të familjes Kosturi

07n. 1363­-Prop
n.539-Kol

Procesverbal

Viti njëmijenandqindedyzetekatër me njëmëdhitë të muajit Mars ditën e shtunë, para meje Adem Tartari Noter-Publik’i Durrësit, i transferuem përkoshisht në Tiranë në rrugën Gen Tellini, (Tirana e re) e në zyrën e Kryesies së Gjyqit Shk.I të Tiranës ku asht edhe qendra e Gjyqit Paqit të Durrësit, pikërisht n ora dhite e paradite, m’i kërkimin që m’u bo prej z. Av. Islam Angenit i tendja it Idris, lindun në Gjirokastër banues në Tiranë, me shkresa datë 10 Mars 1944-njëmijenandëqinedyzete katër, me cilësie përfaqësues ligjor’i Ministris së Financave, si mas prekatës noterial …I6536 datë 19 Qershuer njkëmijenandëqinetridhitepesë të marrun pre ish-noterit publik të Tiranës z. Mumtaz Kakalri, që mbante në dorë tue qenë gati ndihmës Gjyqtar’ i Paqit të Durrësit z. Rexhep Mbroja, i biri Halilit. Lindur në Korçë e banues në Tiranë dhe si dëhmitarë u morrën zz. Dhionis Miçaço e të ndjerit Kristolindun në Romani (Giurgiu) antar’ i Gjyqit Shk.I të Tiranës banues në Tiranë dhe z. Petro Kissi i të ndjerit Kozma antar i Gjykatës Shk. I të Durrësit, qëndrues në Tiranë të njohun prej meje noterit për identitetet e të cilëve jam i sigurtë personalisht, e kështu mbi kërkimin e z. Av. Islam Anganit u procedua në çeljen e Testamentit Olograf të të ndjerit Ikonom Kosturit të depozituem n’arshivën e ish-noterit publik të Durrësit z. Zeqir Isakut, marrun në dorëzim prej meje noterit, ku me kërkesën e sipërfolun paraqitun prej Avokat Islam Anganit asht bashkangjitun dhe një çertifikatë të vdekjes lishue prej zyrës së Gjendjes civile të Durrësit N I086 datë 9 Mars 1944 ecila vërteton se; Idomene Kosturi nga Durrësi ka vdekur me datë……….(vështirësi në deshifrim,-shënimi redaksisë së gazetës).
Mbi këto u nxuar prej arshivës s’ime ku ndodhen të depozitueme Testamentet Ollografe, testamenti të ndjerit Idomen Kosturit dhe në pranien e ndihëmësit Gjyqtarit Paqtues z. Rexhep Mborja, e të dëshmitarëve zz. Dhionis Miçaça e Petro Kisi dhe të përfaqësuesit ligjuer të Financavet z. Av. Islam ngani, i cili testament ndodhet i mbyllun në një zarf(plika të kuqe të mëdha) me mbishkrim Testamenti Olegraf’ i z. Idomen Kosturi dhe i aplikum me pullat përkatëse dhe në shpinë përkatëse pesë vula me dyell të kuq me me inisialet “ T” ku nuk përmab ne shihet ndonjë procesverbal depozitimi i kti testamentit dhe u konstatue se pliku që përmbante testamentin nuk ka ndonjë shënim ose prishje që mund të jap dyshime mbi prekjen e tij, dhe kështu me pranien e të nalt-përmendunvet u çel zarfi dhe u nxuer karta ku përmabnte testamentin ollograf të të ndjerit Idomen Kosturit i shkruem në tri faqe prej të cilave dy faqe janë të shkrueme plotësisht dhe faqja e tretë përmban njëzete dy rreshta të plota dhe mes këtyne shënohen fjalët njëmijenandqindetridheteshtatë, domethënë bashkë me datën që përmban poshtë përmbajnë rreshtat njëzetedy. – Testamenti asht ollograf dhe gjithë shkrim’ i tij i përngjaso firmës që përmban emrin Idomen Jovan Kosturi.- – – – – – – – – – – – – – – – – –
Testamenti në fjalë u pa në pranien e të gjithëve, u këndue para meje noterit me za të naltë dhe përmban dispozimet që shënohen këtu ma poshtë- – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Testament Ollograf
Ky asht testamenti ollograf’ imi i shkruar prej dorës s’ime dhe prej meje Idomen Jovan Kosturi. Lindur në Korçë, banues në Durës, tregtar, vjeç 63. Pasi mora parasysh si njeri do të më vij ora e vdekjes duke qenë në gjendje mendore të sakt dhe duke dshun të jem i dobishëm për shoqnin ku jetova edhe pas vdekjes s’ime, sot në Durrës(një rresht e gjysëm në vijim është pjesërisht i lexueshëm dhe pjesërisht i palexueshëm ka të bëjë me datën e cilësuan me shkronja të lëshimit të testamentit-shënim i redaksisë së gazetës) t’iu lë të plotë e pa ndonjë shtërngesë fizike ose morale, prej kërkuj, i shpreh vullnetin t’ime të fundit në mënyrën qi vijon:- – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Të gjithë pasunien t’ime të tundshme e të patundshme e lë për themelimin e një strehe Pleqnore në qytetin e Durrësit e të qarkut të tij, për pleqtë e plakat e vobekta që nuk kanë mjete jetese. – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Uzufruktin e të gjitha pasunis s.ime të tundshme e të patundshme ja le grues s’ime Theofani, e bija e Dhimitër Heqimit, lindun në Korçë, banuese në Durrës, vjeç 52 deri sa ajo të jetë në gjallni.- – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Pas vdekjes së gruas s’ime Theofanis, uzufrukti i të gjithë pasunies s.ime të tundshme e të patundshme i mbetet Strehës Pleqnore të ma sipërme. – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Streha Pleqnore do t’i administrohej prej një këshillit prej katër vetash zz: Kristaq Zagudhiri, Vasil Reçi, Hysen Fani, banuesa në Durrës dhe z. Av. Qerim Çela bnanues në Tiranë, të cilët do t’emrojnë një Kryetar nga mesi tyne. – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Këshilli Administrativ i strehës Pleqnore do të ketë për detyrë të ruaj kapitalin e formuar prej pasunies s.ime të tundshme e të patundshme dhe vetëm t’ardhunat e saje do t’ia japë Strehës Pleqnore në mënyrë që ky institut mirëbërës të jetë për gjithmonë në eksistencë. Këshilli në fjalë asht i detyruar të mbajë në naturë pasunien t’ime të patundshme që zotnojë këtu në Durrës, d.m.th shtëpin t’ime të madhe që banoja vetë dhe që gjindet në Bulevard Zog I dhe shtëpies t’ime të madhe që gjindet në rrugën Tarabosh ashtu dhe njëqind dynym tokë afro bashkë me shtëpiat që zotnojë dhe që gjinden në Rrashbull të Durrësit, të cilat nuk kanë tager t’i transferojnë, po këto të mbeten në naturë. – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Sa për mallnat e pasunin t’ime të tjera që zotnojë në Korçë, këshilli në fjalë ka tager të plotë t’i transferojë këto pasunie në vende mylk ma prodhuese si t’a shohi ma t’ arësyeshme për interesin e Strehës Pleqnore në fjalë. Por kurdoherë me pëlqimin e Gjykatës së vendit.
Për mirmbajtjen e pasunies së patundshme që tregohet në ktë testament, komisioni Eksekutues ka të drejtë të shpenzojë nga t’ardhunat e pasunis, duke marrë dhe pëlqimin e Gjykatës së vendit, po vetëm pas vdekjes së gruas s’ime Theofani, se zeremetim, i tyne i takon asaje. – – – – – – – – – – – – – – –
Personat e përmendun më nalt emënojnë dhe eksekutorë të kti testamenti dhe në qoftë se ndonjë prej tyne vdes ose pengohet për çdo arsye, Gjykata Kolegjiale në të cilën vetë qytet’ i Durrësi emënon të munguarin. – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Këshilli administrativ vendës me shumicë votash, ka të drejtë të marri çdo vendim për mirëvajtjen e plotësimin e qëllimit të ngrehjes e përmbajtjes së Strehës Pleqnore, të pranojë e të zgjerrë pleq e plaka prej Strehës Pleqnore, t’emnoj e pushojë të gjithë personelin. – – – – – – – – – – – – – – –
Këshilli Administrativ’ i përmendun ma sipër, që asht edhe eksekutues’ i kti testamenti ka për detyrë të bamunit e të gjithe fomalitete ligjore për marrjen e personaliteti juridik të fondacionit të krijuar prej meje duke emnuar “Streha Pleqnore Idomeno Jovan Kosturi” si dhe t’eksekutojë të gjitha legët e caktueme prej meje në ktë testament si dhe të kudeset për varrimin e ngrehjen e varrit t’i në qytetin e Durësit e përgjithësisht për t’u eksekutue ky testament në çdo pjesë të tijtë saktësu prej meje. – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Në qoftë se ndonjë mirëbërës ka===shuhet një fjalë, -1 ose do të lerë pasunien e tij për një qëllim të tillë, at’herë në emënin e Strehës Pleqnore “Idomen Jovan Kosturi” mund të shtohet edhe emri i tij pranë emënit t’im.- – – – –
Derisa gruaja t’ime Theofani asht e gjallë, nuk ka të drejtë ndërhyrje as gjyqi, as komiteti eksekutues si dhe persona të tjerë. – – – – – – – – – – – – – – – –
Prej pasunis s’ime që do të ndahet në kohën e vdekjes s’ime do t’u jepet këtyre që pasojnë:
…(nuk lexohet emri-shenim i redaksisë së gazetës) Miti Nako prej Oman çifliku të Korçës, banues në Durrës, d.m.th çupës që kam patur për shërbim njëqind napolona ari, Kishës Orthodokse të Durësit, pesëdhitë napolona ari, si dhe këshillit eksekutues të sipërpërmendun pesëdhjetë napolona ari për të martuar me këto të holla dy vajza të varfura, prej qytetit të Durrësit dhe ç të mbetet përban pasunin që lihet për themelim të Strehës Pleqnore të sipërmendun dhe nënshkruhet. – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Durrës, me katërmedhietë Qershuer njëmijenandeqinde…..shtatë(viti në vijim nuk lexohet qartë-shënim i redaksisë së gazetës).
Idomen Jovan Kosturi. – – – – – – – – – – – –
estamenti i sipërfolun vizitue prej nd. Gjyqtarit, prej dëshmitarëve dhe prej meje noterit regullisht në çdo faqe dhe ju bashkue kti procesi i cili ban pjesë aneksi. – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Për sa më sipër ky procesverbal, nën diktimin t’eme u shkrue prej të besuemit t’im z. Nikolla Bishka, sekretar i Gjyqit Paqit në Durrës, dhe si u këndue prej meje noterit me za të nalt në prani të gjithëve, u nënshkrue regullisht. – – – Ky proes përbahet prej dymëdhitë faqesh dhe u përfundua në ora 11.30. – Dëshmitarë: Kërkuesi: Nd. Gjyqtari Noteri: Dhionis Miçaço d.v I. Angani d.v Rexhep Mborja Adem Tartari d.v Petro Kissi d.v d.v e vula Adem Tartari
Noter-publik në Durrës
N. 105-Kornoll.
Mbi kërkimin e Prokuroris së Shtetit të Durrësit me shkresë N. 73 d.24.I.946, u lëshua kopjo procesverbalii të çeljes së testamentit Ollograf të të ndjerit Idomen Kosturi konferm me origjinalin e ruejtun në arshivin t’ime noteriale.
Durrës, me 31.I.1946

Previous articleVolejboll Meshkuj/Teuta vazhdon me ritëm kampioni
Next articleLideri opozitar sirian kërkon bisedime me Asadin