Home Aktualitet Ja të gjithë rregullat që duhet të dini nëse do të udhëtoni...

Ja të gjithë rregullat që duhet të dini nëse do të udhëtoni drejt Italisë, rastet kur duhet të bëni karantinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për udhëtimet drejt Italisë, aplikohen këto rregulla deri më datë 31 maj 2022:

  • Lejohet udhëtimi për çfarëdo arsye.
  • Mjafton të plotësohet një nga kushtet e green pass: certifikata e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ për Covid-19.
  • Fëmijët deri në moshën 6 vjeç janë të përjashtuar nga këto rregulla.
Nëse nuk plotësoni një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5 ditore dhe test në fund të izolimit.