Home Slideri Ja si e shkatërroi Igli Cara listën e PD në Durrës

Ja si e shkatërroi Igli Cara listën e PD në Durrës

4Nga Xhevo Gradica / Zbardhet e gjithë loja e nisur nga Igli Cara, kryetari i degës së PD në Durrës lidhur me manipulimin e madh të listave që çuan në çoroditjen e plotë të antarësisë, militantëve dhe mbështetësve. Një pjesë e të vërtetave janë mësuar para dhe gjatë ditës së votimit për kreun e PD me 22 korrik, ndërsa shumë të tjera u bën publike me kalimin e ditëve. Cara, emri të cilit është lakuar në kryesinë e PDSh dhe në forumet e tjera të larta politike si personi i cili tentoi të manipulojë me çdo kusht listat e antarësisë në dëm të njërit kandidat, rezulton të jetë edhe rrënuesi kryesor i rezultatit dëshpërues për Sokol Olldashin në përballjen e tij me Lulzim Bashën me 22 korrik. Pohime nga dega PD së Durrësit e cila aktualisht është pa kryetar me mandat të plotë, bëjnë të ditur se lista me emra të anëtarëve të PD në degën e Durrësit është përpiluar nga tre persona dhe konkretisht nga Igli Cara në cilësinë e kryetarit të degës, Arjan Dedej kryetar i forumit rinor të PD dhe Armand Teliti në cilësinë e kryetarit të qarkut të Durrësit. Kjo listë e dërguar fillimisht në Tiranë nga vet Cara, marrëdhëniet e të cilit ishin prishur me Sali Berishën pikërisht për shkak të sinjaleve se Cara po manipulonte listat në dëm të Lulzim Bashës, përbëhej nga mbi 4000 anëtarë. Lista u kontestu menjëherë nga qendra dhe konkretisht ka qenë Flori Xhufi që ka lëshuar edhe sinjalin e një manipulimi të madh të bërë në Durrës në mënyrë të qëllimtë. Xhufi është sekretar organizativ në PDSH dhe në konstatimin e tij rezultojnë se grupi punës i kryesuar nga Igli Cara kishin shtuan në mënyrë fiktive 1422 anëtarë në listën e dërguar në qendër. Në listë janë futur emra të rinjsh nga Sukthi, Manza, Ishmi, Katundi Ri të gjithë të listuar si anëtar të degës së PD në Durrës. Pasi lista ra në dorë të Xhufit mësohet se ai e ka cilësuar si listë në dëm të njërit kandidat pa përmenduar nëse bëhej fjalë për Lulzim Bashën apo Sokol Olldashin. Selia qendrore kërkoi bërjen për të dytën herë të një liste të re dhe për të përgatitur listën u caktuan sërish i njëjti komision i cili u detyrua të pastrojë listën duke hequr këtë herë 1422 emrat fiktivë të Carës dhe grupit të tij. Pohime nga PD thonë se listat u morën ato të vitit 2009me të cilat është zgjedhur në krye të PD Igli Cara. Qendra urdhëroi bërjen e një konsulte për listën me kryetar dhe sekretarë të çdo seksioni të PD në nivel dege. Këtyre të fundit iu bë e qartë se janë hequr 1422 emra ndërsa komisioni e pati të pamundur të bashkërendonte punën me bërthamat e vogla në lagje e njësi vendore. Kështu ky bashkëpunim i përfshi në një amulli të madhe e cila u reflektua me 22 korrik ditën e vitmit në bazët ë parimit Një anëtar, një votë mes rivalëve Lulzim Bashe e Sokol Olldashi. Lista përfundimtare pati një mori gabimesh të cilat kishin të bënin me mungesën e shumë emrave të antërëve në seksione e nëndegë mes tyre edhe të themeluesve të PD, ndërsa lista nuk ishte pastruar nga emra të cilët nuk jetonin më apo nga të tjerë që nuk ishin prej kohësh në rradhët e PD. Konkretisht në këto lista figuronte emri Gazmend Oketës i cili ka dy vite që është sekretar i Frymës së Re Demokratike të Bamir Topit, apo emri i nënkryetarit të bashkisë së Durrësit Ardian Çela i cili ka vite që e ka braktisur për t’iu bashkëngjitur PS. Por këto janë vetëm dy raste tipike, ndërsa të tilla ka me dhjetra në listat e Durrësit. Loja e Igli Carës për të nxjerrë me çdo kusht fitues Sokol Olldashit iu kthye këtij të fundit në një humbje të thellë e të padiskutuar. Madje Olldashi humbi në këtë betejë edhe disa emra që e kanë mbështetur atë deri në ditën e votimit.

Lista me emrat e eksponentëve pro Olldashit
Igli Cara
Eduart Ndreu
Armand Teliti
Doklead Ademi
Jonuz Tafili
Taulant Baku
Shkëlqim Fortuzi
Filip Gjonçi
Gëzim Ylli
Gladiola Busulla
Andi Lila
Neritan Golja
Alban Istrefi
Denion Shengjergji
Dajana Burgija
Ismail Dervishi
Hil Priska
Hysen Gashi
Sherif Fortuzi
Bedri Luku
Çezar Beja
Denis Dervishi
Monada Myshketa
Skerdi Cerloi
Kazanova Papai
Arjan Dedej

Lista me emra kundër Olldashit
Genc Juka
Ferdinand Xhaferri
Pëllumb Berisha
Sabah Jemishta
Rezart Kthupi
Sokol Kapidani
Arjan Sula
Ardian Muka
Mailinda Bashhysa
Zamir Ramadani
Arqile Gorea
Muzli Shala
Agron Islami
Seit Kërtusha
Mentor Bunguri
Klodian Pajuni