Home Aktualitet Ja si abuzon drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore në Durrës me dosjet e...

Ja si abuzon drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore në Durrës me dosjet e reja të invalidëve

SHKRIMINjë grup auditimi i ISSH-së ka zbardhur skandalin e drejtoreshës së degës së sigurimeve shoqërore në Durrës. Sipak këtij grupi auditimi në këtë institucion nuk regjistrohen cdo ditë kërkesat për përfitime duke mos zbatuar rregulloren nr.1. konkretisht në momentin e auditimit u gjetën 40 kërkesa me dokumentacionin përkatës të pa regjistruara në regjistrin e kërkesave duke shtuar se të 40 kërkesat janë stoqe mbi një javë dhe aty mungon data dhe numri i kërkesës. Po ashtu nuk bëhet regjistrimi ditor i kërkesave për pensionet e dorëzuara nga përfituesit dhe nuk i jepet përfituesit numër dhe datë e regjistrimit të kërkesës, por kërkesa regjistrohet kur dokumentet plotësohen me verifikime dhe dorëzohen në DRSSH Durrës. Auditi shton gjithashtu se regjistri i kërkesave është i pasekretuar në fund të tij dhe në çdo faqe. Por duket se skandali shkon edhe më tej kur për zyrat e KMCAP-it për një periudhë afro dy javore nuk zhvillohej KEMPI (informacioni i gazetës “Bulevard” ëshëtë s enuk zhvillohet prej një muaji). Po ashtu personat e komisionuar para dy javësh ende nuk marrin vërtetimin që duhej të lëshohej nga DRSSH-ja Durrës për ta paraqitur në bashki për përfitimin e parashikuar nga ligji për invaliditetin. Në shgumë raste ata dorëzoheshin tek porta nëpërmjet rojes apo dhe personave të tjerë të paautorizuar. Po ashtu sipas auditit kishte raste që përfituesit e invaliditetit kishin humbur të drejtën e përfitimit për më shumë se një muaj për shkak të mosmbajtjes së dokumentcionit në degën e përfitimeve. E gjithë kjo proçedurë e konstatuar nga auditi konsiston në faktin se drejtuesja e këtij institucioni Znj. Monika Tahiri e ka kthyer në biznes nëpërmjet bodigardëve dhe rojes të gjithë këtë proçedurë që dëmton jo vetëm institucionin, jo vetëm, qytetarët që ju mungon shërbimi, por edhe fondin e shtetit. Në bazë të rregullores nr. 1 dt. 20.10.2008, vendimi nr. 204, dt. 16.04.2004 të KM, dosjet e reja të invalidëve merren nga kryetari i degës së pensioneve. Kryetari i degës së pensioneve dosjen ja dorëzon mjekut të KMCAP-it. Ky i fundit pasi i shqyrton ja rrelaton komisioneve përkatëse sipas llojit të sëmundjes. Gjatë shqyrtimit të dosjeve të reja si nga mjeku i mësipërm dhe komisionet janë vërejtur mangësi në moszbatimin e afateve kohore, gjë e cila ndikon në datën e fillimit të pagesës së invaliditetit. Vonesa rezulton në mos ardhjen në kohë të dosjeve të reja dhe kjo vonesë kohore vërehet edhe në fletët e drejtimit të KMCAP-it ku të sëmurit i është përcaktuar nga mjeku i mësipërm data e paraqitjes në komisionin e bazuar në datën e fillimit të sëmundjes. Konkretisht midis të tjerave në datën 18.10.2012, ora 11.00 janë dhënë 56 dosje të reja. Këto dosje nuk janë paraqitur në komision në bazë të datave të pasqyruara në fletën e drejtimit. Nga 56 dosjet e ardhura në datën 18.10.2012, disa prej tyre kanë dalë në komision në datën 19.10.2012, 24.10.2012, 26.10.2012 dhe 02.11.2012. rreth 30 dosje nuk kanë kaluar në komision për arsye të pezullimit të komisionit nga drejtoria. Por problemi duket më shqetësues në marrjen e vërtetimeve tip në kohën e duhur. Data e dhënies së vërtetimeve gjithmonë ka qenë në orën 12.00, çdo të martë për komisionin e ditës së mërkurë dhe në të njëjtën orë ditën e enjte për komisionin e ditës së premte. Këto vërtetime plotësohen nga mjeku i KMCAP-it dhe çdo të hënë firmosen nga kryetari i degës së pensioneve dhe drejtoresha aktuale, por ky rregull tashmë është prishur pasi gjithçka është bërë monopol e drejtoreshës duke çuar që vërtetimet të vonohen deri në 1 muaj dhe për turpin më të madh ka edhe që s’janë dhënë akoma. E njëjta situatë është edhe me taksën e zhdoganimit të makinave, formulari i të cilave akjoma vazhdon të mbetet problem po të jetë menaxhim i vetë drejtoreshës. Gjërat nuk mbarojnë këtu pasi problemi tjetër është bllokimi i dosjeve për zgjatje të invaliditetit, megjithëse këtyre të fundit u është caktuar data e daljes në komision nga mjekja që përpilon listat, dosjet përsëri nuk kanë shkuar për t’u zbatuar në afatet kohore. Si rezultat ata humbasin pagesën e vërtetimeve, e cila në bazë të rregullores duhet të dali një muaj e gjysëm para afatit kohor. Gazeta “Bulevard” po boton sot dy faksimile të dy personave të cilët vërtetimet i kanë marrë nëpërmjet sekserëve apo personave të paautorizuar. Nën zë shumë qytetarë shprehen se vonesat kanë të bëjnë me abuzimet e drejtoreshës aktuale.SHKRIMI 2

Previous articleXhaxhi militanti tregon dy ndodhi me drejtorë dhe protestën e demokratëve kur të përmbytet Durrësi nga shiu
Next articleVV për ministrin Rexhepi: “Nuk mjafton dorëheqja”