Home Editorial Ja pse FRD-ja në Durrës e trembi PD-në

Ja pse FRD-ja në Durrës e trembi PD-në

turiNga Artur Llana / Në një shkrim të botuar në gazetën Tema, edhe ne web-in online, për krijimin e FRD-se në Durrës një person komentues më ka akuzuar që merrem me gratë , që isha klani i Kokëve, që kisha për të pësuar fatin e Gazit më 23 Qershor.. Me akuzonte herë me emrin Johana dhe herë Elisa, më pas me emra burash dhe gjithçka kishte të bënte me shkrimin me të njëtin titull, po edhe me shkrime të tjera që unë kam bërë në gazetën Tema, të cilës nuk i jam ndarë për 12 vite. Në një rrethanë tjetër unë jam mësuar me halabakë që nuk dalin me emrin e tyre, po ose të grave, ose të dashnorëve të mamave. Dëshira jo për të gjetur personin që bënte komentet pasi dyshova që në fillim që ishte e njëjta dorë më shtyu ta marr seriozisht faktin se vërtet PD-së në Durrës i është mbledhur menderja nga ajo që prodhoi FRD-ja në këtë qytet para pak ditësh. E përgojuar gjatë si mungesë përfaqësimi në qytetin e Durrësit, FRD-ja ka bërë ritualin e saj duke hapur zyrtarisht degën në qytetin bregdetar, ndërsa pa as më të voglin dyshim ka befasuar dhe shkak për këtë ka qenë pjesëmarrja e jashtëzakonshme e njerëzve që kërkonin të ishin pjesë e këtij takimi. Nuk është se në Durrës ka ndodhur rrallë që partitë politike të organizojnë takime dhe të mos ndihen keq nga mungesa e pjesëmarrjes. Sot, pjesëmarrja ka bërë të ndihen keq drejtuesit e FRD-së, të cilët janë përballur me grupe qytetarësh, të cilët duke mos pasur vend janë larguar dhe ky ka qenë “zhgënjimi” i tyre. Po cilët kanë qenë risitë e FRD-së në Durrës. E para, që ka tronditur dukshëm PD-në, e cila ka nisur deri edhe policë për të filmuar se kush ishin në këtë takim. E dyta, se FRD-ja në Durrës është përfaqësuar bindshëm me fiset më të mëdha të ish- pronarëve dhe ish të persekutuarve, të dy shtresa, të cilat ose janë rrahur nga regjimi i Sali Berishës ose u janë mohuar me vendime gjykatash pronat e tyre. Madje para pak kohësh edhe vetë Olldashi tentoi të tallej me to me vendime që duhet t’i egzekutoj përmbarimi dhe nga 900 pronarë që ka Durrësi për t’i liruar banesat vetëm 40 prej tyre kanë aplikuar si rezultat i asaj që ndodh rëndomtë mungesës së besimit. Personalisht e kam paragjykuar këtë lëvizje në Durrës, nisur dhe nga fakti që ajo ende nuk ishte formësuar. Sot jam zhgënjyer për mirë kur disa nga fiset më të mëdha në Durrës, të persekutuar apo ish pronarë kanë mbushur një sallë që PD-ja apo PS-ja e mbushin zakonisht me administratë. Jo vetëm kaq. Ajo që ka bërë shumë përshtypje në këtë takim ku qindra vetë qëndronin jashtë në pamundësi për të hyrë në sallë, ishte fjala e deputetit të Durrësit i paragjykuar si “tradhtar”, në fakt Oketa mori mbështetjen më maksimale që ta jep haptazi Durrësi. Vetëm pak minuta pasi ka mbaruar fjalën Oketa, paniku ka lindur në PD-në e Durrësit dhe për herë të parë një nga drejtuesit e lartë vendor të saj më ka telefonuar duke më thënë se “këta do të na prishin shumë punë”. I kam ende në vesh ato fjali që tha Oketa: Atëherë, teksa përpiqesha të tregoja arsyet e kandidimit tim, ju jam drejtuar me këto fjalë: si student i viteve ‘90 dhe pjesëmarrës në grevë kam besuar se do të ishin eksperiencë e papërsëritshme dhe unike në jetën time. Pas 15 vitesh e gjej veten në udhëkryq”. Takimi i FRD-së në Durrës për të themeluar degën duket se ka tronditur rëndë lidershipin e PD-së, të cilët në morinë e njerëzve që kërkonin të ishin prezent, kanë mundur të fusin disa gazetarë fotografë për të identifikuar pjesëmarrësit, po edhe ndonje polic që ende nuk ka marrë provimin në Sauk. E paragjykuar si vonesë, dega e Durrësit për FRD-në në fakt ka sjellë surprizën dhe Oketa duke qenë se ka shpallur dhe kandidaturën duket se ka një mandat të sigurt në këtë qytet dhe nisur nga fakti që një mandat të tillë mund ta sigurojë dhe Koka, PD-ja për herë të parë mund të provojë një nga humbjet më të mëdha. Ajo çfarë e bën më të besueshëm mandatin e Oketës, ka të bëjë me faktin që njerëzit kanë vërshuar dyerve të Pallatit të Kulturës për të qenë të pranishëm në një tubim që i është bashkuar korit të shqiptarëve se Berisha duhet të ikë. E parë në një këndvështrim tjetër, Oketa duket se është njeriu që ka më shumë reputacion në Durrës edhe sa vetë Igli Cara që është kreu i PD-së së Durrësit, për faktin e vetëm se ky i fundit gjithnjë e më shumë personifikohet si mashtrues i elektoratit të tij. Por takim i Oketës dhe Topit në Durrës duket se ka zgjuar kujtesën durrsake për një ndëshkim kolektiv. Oketa vërtet ka ardhur vonë në PD-në e Durrësit, po ai ka treguar integritet dhe aq më shumë ai nuk u bë kurrë pjesë e klanit që e ka marrë peng këtë parti me emërime, nepotizëm, apo edhe me romanca. Oketa e ka tronditur lidershipin aktual të Durrësit edhe për faktin se i ka kujtuar se nga kanë ardhur dhe se nuk do të ketë gjëra për të mbijetuar në politikë, ndërsa për tu kujtuar do të kenë vetëm barsoleta. Ashtu siç e thashë edhe në fillim tubimi në Durrës ka pasur elementë, të cilët nuk i ka në kolateral PD-ja prej vitesh. Fise të vjetra durrsakësh, fise të cilat janë nga më pronarët në Durrës, fise që janë nga më të persekutuarit dhe të gjithë të zhgënjyer me PD-në. Prezenca e tyre ka folur shumë. Ajo ka qenë një akuzë për tradhtinë që ka bërë PD-ja dhe njëkohësisht një besim që FRD-ja është e vetmja forcë që mund t’i përfaqësojë. E parë në një këndvështrim formësimi, FRD-ja ka tronditur fort PD-në në Durrës, ndërsa Oketa është vlerësuar si përfaqësues shumë më i lartë i së djathtës se sa Igli Cara, që duke qenë pjesë e një klani po e shkatërron PD-në. Më e rëndësishmja në të gjithë atë që ndodhi ishte se FRD-ja nuk kërcënon mandate në Durrës po e ka të sigurt një të tillë! Rreth Oketës ishin jo vetëm të pakënaqurit, të zhgënjyerit, po edhe drejtorët që janë hequr si pasojë e pazareve të koalicioneve me parti fantazmë. Për herë të parë pas vitesh një parti formësohet në një mënyrë të tillë, me qëndrim të qartë dhe në mbrojtje të atyre që ju përdhos ideali nga komunistët në pushtet. Në fakt këtë mendim që kam krijuar që pas përfundimit të takimit e kam përforcuar pikërisht nga ajo që kam thënë në hyrje të shkrimit tim. Dhjetra komente të botuara nga web Tema online, më rezultoi se ishte i njëti person pas interesimit në redaksi. Shkrimet janënisur diku pranë ish shtëpisë së oficerëve dhe për fat sot gjërat merren vesh shumë kollaj. Nuk kisha asnjë dyshim në një fjali ku thuhej se merresha me gratë. Ma ka thënë dikush këtë në redaksi para dy vitesh. E kam një përgjigje për këtë personale edhe pse kjo dëshmon se frika qenka edhe më e madhe kur në mbrojtje të PD-së kanë dalë qurravecë që shkruajën me emra femrash. I vetmi burrë që nuk është marrë vetëm…me një grua, ka qenë Sali Berisha, pasi kishte shëtitur në varkën e Nexhmije Hoxhës dhe mashtroi shqiptarët duke e dënuar për kafe. Me gra dhe motra politikanësh është marre seriozisht ai. E dyta, unë jam nga ato burra që e kam lidhur fatin me gra dhe e kam për nder që merrem me to dhe nuk merrem me burra, qe fshehin identitetin e tyre pas grave. Për këto kam një stil të përbashkët, pa lubrifikant! Kur gratë rrahin burrat dhe i tredhin, është detyrë e imja edhe t’i tregoj se janë prapë gra,spiune apo abuzuese, hajdute apo katile, po kur burrat duan të bëhen gra për të mbrojtur të drejtat e tyre, është detyrë e imja vetem t’i jap kënaqësi si kusht që na e kërkon kjo qeveri për statusin. Statusin tim e njohin mirë durrsakët!

Previous articleBuxheti, kolapsi që qeveria ka futur shërbim shëndetësor
Next articleXhaxhi militanti zhvillon debat të ashpër në redaksi për fundin e botës