Home Ekonomia Ja proçedurat që do të ndiqen për punësimin e personave që trajtohen...

Ja proçedurat që do të ndiqen për punësimin e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike

Qeveria ka vënë në zbatim planin për të ulur numrin e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike. Një ndër mekanizmat që do të ndiqet është punësimi i personave që trajtohen me ndihmë ekonomike. Ministria e Çështjeve Sociale ka nxjerrë për konsultim një projektvendim ku përcaktohet plani që do të ndiqet për punësimin e personave të aftë për të punuar.

“Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e mekanizmit të bashkërendimit ndërinstitucional të punës për referimin dhe punësimin e individëve dhe anëtarëve në moshë aktive pune të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike, për të siguruar riintegrimin social të tyre, nëpërmjet koordinimit dhe zbatimit të një programi dalje nga skema e ndihmës ekonomike”, thuhet në projektvendim.

Referuar pikës 12 të projektvendimit, ky mekanizëm është hartuar në një mënyrë që të mund të identifikojë problematikat në lidhje me integrimin në tregun e punës të këtyre personave; për mirë organizimin e programeve për riintegrimin socialë të individëve; për rregullsitë në paga dhe shërbime.

Gjithashtu, ky mekanizëm siguron që autoritetet përgjegjëse të kryejnë punën e tyre sipas rregullave të përcaktuara. Po ashtu siguron që monitorimi i personave të aftë për punë dhe monitorimi i situatës së punës në të gjitha rajonet të bëhen në mënyrë korrekte; marrjen e hapave për përmisim të mekanizmit dhe informimin e qytetarëve rreth këtij mekanizmi.

Sipas projektvendimit, mekanizmi në nivel qendror mblidhet jo më pak se 4 herë në vit dhe raporton çdo 3 muaj pranë Ministrisë Punës dhe Çështjeve Sociale. Përgjegjësit raportojnë për veprimtarinë e tij, të dhënat dhe problematikat. Këto të dhëna i referohen informacioneve të marra nga strukturat rajonale e vendore, ndërkohë në të njëjtën kohë mund të paraqiten edhe propozime konkrete për mbështetjen që kërkohet nga institucionet qendrore.

Dokumenti Indikativ Vjetor

Në mënyrë që ky mekanizëm të funksionojë dhe të jetë sa më efektiv, më parë autoritetet përgjegjëse duhet të verifikojnë vendet vakante të punës në sektorët përfaqësues. Për këtë arsye grupi ndërministror përpilon çdo fillim viti dokumentin për tregun e punës. “Grupi teknik ndërministror harton brenda muajit janar të çdo viti Dokumentin Indikativ Vjetor të integrimit të përfituesve të ndihmës ekonomike në tregun e punës, nëpërmjet përfshirjes së tyre në punët publike të parashikuara në buxhetin e shtetit për atë vit kalendarik në sektorët e infrastrukturës, energjisë, bujqësisë, turizmit, zhvillimit rural dhe investimeve të parashikuara në buxhetet e bashkive të financuara nga burimet e veta”, theksohet në projektvendim.

Ky dokument hartohet nga grupi teknik i drejtuar nga Ministria e Çështjeve Social, i cili më pas i dërgohet Këshillit të Ministrave për miratim, me urdhër të kryeministrit. Ndër të tjera në projektvendim theksohet se, ky dokument hartohet në përputhje me programin e daljes nga skema e ndihmës ekonomike dhe mbi të gjitha nuk pengohet nga lista në nivel bashkie e përfituesve të ndihmës ekonomike që parashikohet të dalin nga skema e ndihmës ekonomike në vitin përkatës dhe atë pasardhës; listën e investimeve publike sipas sektorëve në nivel qendror dhe lokal; parashikimin për numrin e përfituesve të ndihmës ekonomike që mund të punësohen dhe dalin nga skema e ndihmës ekonomike gjatë vitit përkatës, sipas sektorëve.

Sipas të dhënave, që këtej e tutje mekanizmi kryhet nga: Shërbimi Social Shtetëror në nivel qendror e rajonal; Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive në nivel qendror, rajonal e vendor;Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.(sot)

Previous articleNgjelën s’e mbajnë nervat, i turret inxhinierit: Dil jashtë, maskara! Je i dehur apo psikopat
Next articleJaponia merr masa “parakohe” injekton mbi 100 miliardë euro në ekonomi