Home Aktualitet Ja pesë këshilltarët e opozitës që votuan kundër vendimt politik...

Ja pesë këshilltarët e opozitës që votuan kundër vendimt politik të partive të tyre

Pesë vota i duheshin PS për të krijuar shumicën dhe  njëkohësisht për të miratuar buxhetin e bashkisë dhe disa nga tarifat vendore. Tashmë janë mësuar emrat e tyre  dhe ajo që bie në sy është fakti se  të pestë këshilltarët njihen si njerëz me reputacion në  Durrës, gjë që e bën  qytetar votën e tyre dhe jo politike. Kështu ka votuar për miratimin e buxhetit Dilaver Depelena, përfaqësues i PR në këshillin bashkiak po i njohur për disa nga postet e rëndësishme që ka mbajtur dhe kandidimet  në listën e PR për deputetet, ndërsa për një periudhe kohe ai ka dhënë edhe mësim në UAMD Durrës. Ndërkohë që katër këshilltarët e tjerë që bënë të mundur kalimin e buxhetit janë Sanije Deda, pedagoge në UAMD, Iris Gruda, Adriana hatellari dhe Skënder Korriku që është  edhe kreu i dhomës së Avokatisë në Durrës, pasi zgjedhjet e reja kanë përfunduar në Apel dhe ai është duke e ushtruar këtë detyrë. Të pestë këta emra kanë bërë të mundur që edhe bashkia e Durrësit të ketë një buxhet të miratuar, ndërsa po të pestë nuk kanë zbatuar thirrjen politike të partive të tyre për ta bojkotuar mbledhjen për të mos krijuar kourumin e nevojshëm . Ajo që bëhete  ditur nga burime konfidenciale është se ata kanë votuar  jo si politikanë po si qytetar duke ditur që buxheti i shërben qytetarëve dhe  jo partive./ bulevard news/