Home Politike Ja letra e këshilltarëve të LSI që i dërguan dhjetë minuta para...

Ja letra e këshilltarëve të LSI që i dërguan dhjetë minuta para fillimit të mbledhjes kreut të Këshillit Bashkiak Durrës

Grupi i këshilltarëve të LSI i ka dërguar vetëm dhjetë minuta para fillimit të mbledhjes ku do të miratohej buxheti ku ka dhënë një sërë argumnetash pse nuk do të ishin të pranishëm. Ndërkohë që po nga ky grup mësohet se  letra është hartuar tekndike duke ditur që tashmë  një grup këshilltarësh i LSI  do ti bashkohej miratimit të Buxhetit. Të ndodhur para kësaj situate , letra e tyre ka qenë një lëvizje e dështuar për të mos e quajtur politike dhe në sinkron me ngjarjet e fundit qëndrimin e këshilltarëve të LSI, por si debat për gjëra teknike që nuk ishin realizuar në  komisione. Ja  letra e plotë:

DREJTUAR : Kryetarit te Keshillit Bashkiak D U R R E S

  1. Alban Ramohito.
  2. Kryetar !

Grupi i keshilltareve te Partise “Levizja Socialiste Per Integrim”, nuk do te marr pjese ne mbjedhjen e Keshillit Bashkiak qe do te mbahet me daten 23.12.2017. Shkaku i mos marrjes pjese qendron ne faktin se ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak do te diskutohet  buxheti per vitin 2018 dhe ne nuk mund te miratojme kete buxhet per sa me poshte vijon: Bashkia Durres nuk eshte me ajo e para 2015 por ka nje shtrirje pese here me te madhe me njerze qe presin nga ky buxhet qe taksat qe ata  paguajn ti kthehen ne formen e sherbimeve,  gje qe nuk reflektohet ne kete buxhet. Ky nuk eshte as buxheti i Bashkise para 2015 por eshte buxheti i dhjete rrugeve ne qytet dhe i dy projekteve te cilave nuk u dihet as fillimi e as fundi por qe vetem po kerkojne financime nga taksat e tatim paguesve. Ndresa per  ish Komunat sa per mos thene fare pa investim, parashikon fonde te njejta.  A thua keto zona kane numer te barabarte popullsie, siperfaqe te njejta dhe mbi te gjitha problematika te njejta. Ky Buxhet sikurse edhe ai paraardhes eshte “Buxhet Fasade” me investime  te  perqendruara ne dy – tre projekte shume te kushtueshme dhe pa as nje lloj  impakti social-ekonomik per jeten e qytetareve. Parashikohen rruge qe te cojne asgjekundi nderkohe lihen si vende te botes se trete lagje, fshatra dhe Njesi Administrative te tera pa u prekur fare. Edhe ato pak investime qe mendohen te kryhen jane jane bere pa as nje lloj studim fizibiliteti. Nuk parashikon as nje qindark per nxenesit me rezultate te shkelqyera, as nje qindark ne programe per uljen e papunesis, as nje iniciative apo mbeshtetje per bizneset e reja, as nje plan per turizmin, as nje program per reduktimin e ndotjes ne pikat e nxeta, as nje program per mbrojtjen mjedisore, as nje program per trajtimin e mbetjeve urbane. As nje qindark e shpenzuar qofte edhe per projekte se si mund te zgjidhen keto problematika. Vetem rikualifikim i hapsirave ne qender te qytetit.

Ne rubriken e investimeve eshte parashikuar  nje fond per rikonstruksionin e sheshit publik para hyrjes se Portit ,  faza II dhe III.

Persa kohe qe ky projekt eshte i bllokuar nga gjykata dhe punimet e tij jane nderprere dhe mbi te gjitha nuk ka asnje transparece nga ana e Bashkise ne lidhje me ecurine e ketij projekti dhe me arsyet e bllokimit te punimeve, ne mendojme  se fondi i parashikuar  ne rrethana te tilla nuk mund te perdoret, pasi projekti eshte i bllokuar. Gjithashtu po ne kete rubrike eshte parashikuar nje investim i konsiderueshem per objektin “ Rikualifikimi i hapsirave tek Muzeu i Deshmoreve”  (ndertimi i pallatit te drejtesise).  Lidhur me kete ne mendojme se dhe ky lloj investimi nuk duhet te behet tek Muzeu i Deshmoreve, pasi  ky shesh eshte e vetmja hapsire publike e gjelber qe i ka mbetur qytetit te Durresit. Bashkia i kishte te gjitha mundesite qe projektin e ketij objekti ta parashikonte ne nje zone tjeter si p.sh ne zonen e Shkozetit, ku ndodhet Gjykata e Apelit, apo ne ndonje vend tjeter. Durresi ka nevoje te hapet duke u shtrire drejte periferis pasi eshte teper i perqendruar rreth qendres. Nje shtrirje e tille do te lehtesonte nje sere problematikash duke filluar nga trafiku, parkimi, ndotja e ajrit dhe ajo akustike e nje sere problematikash te tjera infrastrukturore dhe sociale.  Njekohesishte do ti jepte nje shtys te madhe zhvillimit ekonomik te ketyre zonave duke ndikuar drejt per drejt ne hapjen e vendeve te reja te punes dhe ne permirsimin e jetes se qytetareve. Pikerishte per keto arsye dhe per arsye te tjera te kesaj natyre ne nuk mund marim pjese ne kete mbledhje. Me shpresen dhe besimin se keto ndrysheime do te reflektohen ne projekt-buxhetin qe do te na riparaqisni, jemi te gatshem ta miratojme sa me pare.

Durres me 23.12.2017

Grupi i Keshilltare

/Bulevard News/