Home Slideri Ja investimi i qeverisë Berisha në arsim

Ja investimi i qeverisë Berisha në arsim

shkollaKjo gërmadhë që shikoni është shkolla 9 vjeçare e fshatit Maskuri,të Komunës Rrashbull. Tre vite më parë kjo shkollë u mbyll pasi ishte lënë pa investime mirëmbajtjeje prej 5 vitesh. Të 80 nxënësit e saj bëjnë mbi 12 km rrugë (këtë rrugë që shikoni në foto) në erë e shi, të pambrojtur, në këmbë për të vajtur në shkollën e fshatit Romanat e cila edhe kjo vetë ndodhet në një stallë private të improvizuar si shkollë në breg të lumit Erzen, pasi edhe shkolla e Romanatit është mbyllur. Flamuri i PD mbi tebelën e zezë të një klase është domethënia më e mirë e Shqipërisë në moshën e internetit. Në ditët në vijim do të vazhdojmë me objekte të tjera shkollore e sociale.

Previous articleCimicime politike drejt integrimit evropian
Next articleKritikohet veshja e Katherine Jenkins