Home Aktualitet Ja çfarë ka bërë policia e Qarkut të Durrësit gjatë vitit 2012

Ja çfarë ka bërë policia e Qarkut të Durrësit gjatë vitit 2012

polMbi analizën vjetore të punës së strukturave të Drejtorisë së Policisë Qarkut dhe Drejtorisë Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Durrës. Më datë 15.01.2013 u zhvillua analiza vjetore e punës së strukturave të Drejtorisë së Policisë Qarkut dhe Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës. Në këtë analizë mori pjesë edhe Zv. Drejtori Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, z. Agron Kuliçaj. Disa nga të dhënat vjetore të punës së strukturave që operojnë në këto dy institucione po i paraqesim më poshtë:
Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës
Veprimtaria e Drejtorise Policise Qarkut Durres, gjate kesaj periudhe eshte orientuar nga programi vjetor i punes se Drejtorise se Pergjithshme te Policise Shtetit, strategjia vjetore e policimit ne qark per sigurine ne komunitet per vitin 2012. Prioritete të punës përgjatë kësaj periudhe kanë qenë: Thellimi i luftes kunder krimit organizuar, trafiqeve te paligjshme, pastrimit të parave & korrupsionit, thellimi i luftes kunder krimeve te renda, kryesisht akteve te mundshme terroriste, vrasjeve, rrembim personi, krimet kunder prones etj, evidentimi dhe zgjidhja e konflikteve, per te bere te mundur parandalimin e ngjarjeve me pasoja te renda kriminale, forcimi i masave per rritjen e parametrave te rendit & sigurise publike gjate sezonit turistik veror 2012, marrja e informacioneve e kontrolli i plote i territorit ne zbatim te Plan Veprimit te Drejtorise Pergjthshme te Policise Shtetit “Per parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve”, forcimi i bashkepunimit me organet e pushtetit vendor dhe agjensi të tjera te zbatimit te ligjit ne drejtim te zgjidhjes se konflikteve, me qellim parandalimin e ngjarjeve te renda kriminale, planifikimi i masave per sezonin turistik veror 2012; reduktimi krimit dhe sjelljeve antishoqerore; Parandalimi i dhunes ne marredheniet familjare & rritja e efektivitetit te punes, per parandalimin e krimit ndaj femijeve dhe implikimit te tyre ne kete veprimtari; Permiresimi i cilesise se sherbimit dhe rritja e besimit; Rritja e standarteve te sigurise rrugore dhe e kryerjes se sherbimeve per kontrollin e territorit; Krijimi dhe permiresimi i kushteve te punes, per te gjitha strukturat e punonjesit e policise; Policim i udhehequr nga inteligjenca. Dinamika e ngjarjeve kriminale te ndodhura ne shkalle qarku : Gjate vitit 2012 ne territorin kompetencë e DPQ Durres jane evidentuar gjithsej 2455 vepra penale dhe jane zbuluar 1968, ose 80 % e tyre. Ne kryerjen e ketyre veprave penale jane implikuar 2257 autore , eshte marre masa e arrestit ne flagrance per 600 prej tyre, ndaluar 25, jane ndjekur ne gjendje te lire 1431 autore veprash penale, jane shpallur ne kerkim 197. Puna për zbulimin e ngjarjeve të vjetra. Gjate kesaj periudhe eshte bere rifillimi i hetimeve per 44 dosje hetimore te pezulluara, ne raport me 21 te rifilluara ne te njejten periudhe te vitit te kaluar, pasi eshte bere i mundur grumbullimi i provave ligjore per autoret e tyre, jane bere relacionet perkatese të cilët i jane derguar Prokurorise Rrethit Durres e Kruje me qellim rifillimin e hetimeve. Të ndara sipas sektoreve kemi:
Seksioni Kunder Vjedhjeve me Arme e Dhune, zbuluar 2 ngjarje te vjetra te ndodhura:
-1 vjedhje me dhunë
-1 vjedhje me armë
Komisariati Policise Durres, nga Seksioni i Hetimit dhe Parandalimit Krimit, eshte bere dokumentimi i 30 ngjarjeve te vjetra te ndodhura e konkretisht:
-Vjedhje lokali 7,
-Vjedhje banese 7,
-Vjedhje mjeti 9,
-Vjedhje te tjera 6,
-Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike 1.
Komisariati Policise Kruje, jane zbuluar 4 ngjarje te mbartura nga viti 2011:
-1 vjedhje banese ne Kruje, 1 vjedhje lokali ne fshatin Mazhe, 1 vjedhje servisi , 1 vjedhje zyre noteriale ne Fushë Kruje.
Komisariati Policise Shijak zbuluar 8 ngjarje te vjetra:
-1 vjedhje lokali, 1 per vjedhje banese, 3 vjedhje tjera, 3 krime kunder personit.
Nga strukturat e hetimit te krimeve gjate kesaj periudhe janë organizuar dhe finalizuar me sukses 16 operacione policore per goditjen e aktivitetit kriminal te grupeve apo individeve, si me poshte:
-Operacioni “RAB 3” ne fushen e prodhimit dhe shitjes se Lendeve narkotike, ne perfundim te te cilit u be arrestimi i tre shtetasve dhe sekuestrimi i nje sasie lende narkotike të llojit Kanabis Sativa.
-Operacioni “TONIGHT” ne fushen e prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike, ne perfundim te te cilit u be arrestimi i nje shtetasi dhe sekuestrimi i nje sasie prej 891.30 grame lende narkotike e llojit Kokaine. -Operacioni “ TORNADO 2” ne fushen e prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike, ne perfundim te te cilit u be arrestimi i nje shtetasi dhe sekuestrimi i sasise prej 8 kg e 212 gramë lende narkotike e llojit Heroine. -Operacioni “TREKENDESHI 2” ne fushen e prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike, ne perfundim te te cilit u be arrestimi i nje shtetasi dhe sekuestrimi i sasise prej 150 gram lende narkotike llojit Heroine. -Operacioni “Banesa Nr 8” per tendencen e shfrytezimit të prostitucionit ne rrethana renduese, ku u be i mundur ndalimi i kater shtetasve pasi u dokumentua se nen perdorimin e dhunes fizike, kane detyruar te dalin ne rruge dhe prostituojnë dy shtetase. -Operacioni “Rrjeta” per vepren penale “Trafikim i mjeteve motorrike”. -Operacioni “Rrjeta II” per vepren penale “Trafikim i mjeteve motorrike” -Operacioni “Lease Car” per tendencen “Trafikim Mjetesh Motorrike” -Opracioni “Ura Dajlanit 2” per tendencen e “Mbajtjes lokalit per prostitucion”, Shfrytzim Prostitucioni Rrethana Renduese & Prostitucion, ku ne bashkpunim me Prokurorine e Rrethit Durres, u rregjistrua procedimi penal ne ngarkim te 3 shtetasve. -Operacioni “Kolaudimi 2” per tendencen e Korrupsionit. U bë ekzekutimi i urdhërave si dhe u arrestuan me masen “arrest ne burg” 9 shtetas, 1 i ndaluar dhe 1 shpallur në kërkim, pasi ne bashkepunim me njeri tjetrin, kundrejt perfitimeve monetare, ndihmonin persona per kryerjen e përshpejtuar të procedurave te kolaudimit dhe nxjerrjen e targave te automjeteve. -Operacioni “VERA 1”. U bë arrestimi i 2 shtetasve ne flagrance per kontrabande mallrash të akcises dhe shperdorim detyre si dhe ndiqen ne gjendje te lire 3 shtetas per shperdorim detyre. -Operacioni “Start 2012” ne perfundim te te cilit u krye ndalimi i tre shtetasve, te cilet ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur lokalet e 4 shtetasve ne lagjen nr 13 Durres. -Operacioni “PLAZMA” ne perfundum te te cilit u arrit ndalimi i kater shtetasve, te cilet ne bashkepunim me njeri tjetrin kane vjedhur 5 lokale tregetie si dhe 11 banesa ne lagjen nr 13 Durres. -Operacioni « FUNDI I VERES » ku u be ndalimi i dy shtetasve, të cilët ne bashkepunim me njeri-tjetrin, gjate sezonit veror 2012, ne lagjen Nr 13 Durres, kane realizuar vjedhjen e 10 automjeteve te ndryshme. -Operacioni “VJEDHJA E FUNDIT “ me arrestimin e nje shtetasi qe kryente vjedhje bagëtish ne lagjen Nr 15 Spitallë, dhe gjate nje periudhe 2-mujore kishte vjedhur rreth 15 krerë bagëti pese shtetasve te ndryshem ne kete lagje. -Operacioni “KABLLI “, arrestuar 11 shtetas qe zhvillonin aktivitet të vjedhjes se kabllit te Albetelekom ne qytetin e Durresit. Nga puna e bere u dokumentuan 10 raste te tilla. Përgjatë periudhës referuese kapur 285 persona në kërkim nga të cilët 186 kapur nga Kom.Pol.Durres, 35 nga Kom.Pol.Shijak, 65 Komisariati Policise Kruje, 8 ekstraduar, 24 ne PKK, 20 kapur nga Policia në rrethe. Te ndara sipas sektoreve dhe komisariateve veprat penale paraqiten si me poshte:
-Sektori Kunder Trafiqeve dhe Narkotikeve
Evidentuar gjithsej 119 vepra penale, zbuluar 118, me 190 autore, nga te cilet te arrestuar ne flagrance 130, ndiqen ne gjendje te lire 35, te ndaluar 8, ne kerkim 17 (prej te cileve 3 persona jane kapur) me nje force zbuluese 99 %. Krahasuar me viti 2011 verejme se kemi rritje te evidentimit me 30 vepra penale.
Sekuestruar nga Sektori:
•Lende narkotike e llojit Canabis Sativa 3610 kg e 119.52 grame.
•Lende narkotike e llojit heroine 49 kg e 434.95 grame.
•Lende narkotike e llojit kokain 3 kg e 199.3 grame.
•Fare e bimes narkotike 841 farera ose te peshuara 67.04 gram.
•2 rrenje te bimes narkotike
•Automjete te llojeve te ndryshme 61.
•Tre motorra
•101 fisheke të modeleve te ndryshme
•Dy pistoleta, nje pushke, nje automatik, dy granata.
•102 telefona celulare dhe 82 karta SIM.
•Nje sasi prej 17.331 euro e 1.831 mije leke.
•Nje peshore elektronike.
•Nje pajisje metalike per te grire hashash.
-Seksioni Kunder Narkotikeve
Gjate vitit 2012, nga specialistet e Seksionit Kunder Narkotikeve jane evidentuar 87 vepra penale, zbuluar 86 , pa zbuluar 1, me 126 autore , arrestuar 109, gjendje te lire 4, ne kerkim 13, me zbulueshmeri 99 %. Evidentuar 35 ngjarje më shumë se 2011. Ka vazhduar puna ne drejtim te goditjes se grupeve kriminale te krimit organizuar qe kane aktivitet ne Qarkun e Durres ne drejtim te trafikut dhe shperndarjes se lendes narkotike, thellimit me tej te goditjes se kesaj veprimtarie kriminale si dhe rritjes se sigurise. Janë goditur 8 grupe kriminale nga te cilat 4 per veprën penale te “Trafikut te narkotikeve” dhe 4 per veprën penale te “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”.
-Seksioni Kunder Trafiqeve Te Paligjshme
Evidentuar 32 vepra penale, zbuluar 32, me 64 autore, nga kato arrestuar 21, ne gjendje te lire 31, ndaluar 8, ne kerkim 5.
-Seksioni Hetimit Aseteve Kriminale
Pas verifikimeve te kryera eshte bere i mundur referimi i materialeve ne Prokurorine e Krimive te Renda per fillimin e procedimeve pasurore per 11 shtetas te cilen kane qene te denuar me pare, 7 per vepren penale te Trafikut te lendeve narkotike dhe Pjesmarrjes ne organizate kriminale,1 per vepren penale “Prodhim e shitje narkotikesh”, 1 per vepren penale te “Pastrimit te produkteve te krimit”, 1 per vepren penale te Shfrytezimit te prostitucionit dhe 1 per vepren penale “Trafiku i qenieve njerezore”. Jane kryer verifikime pasurore per 113 shtetas ndaj te cileve kane filluar procedimet penale nga ana e Seksioneve Kunder Droges ,Trafiqeve e Pastrimit te parave dhe konkretisht:
-65 per vepren penale “Prodhim e shitje narkotikesh”
-29 per vepren penale Trafikim lendesh narkotike
-9 per vepren penale Shfrytezim prostitucioni
-2 per vepren penale te Trafikut te femrave.
-3 per vepren penale Shtrengim per dhenie pasurie.
-5 raste per vepren penaleë Pastrimi i proddukteve te krimit
-Sektori Kunder Krimit Financiar
Filluar procedimi penal në 170 raste, të gjitha të zbuluara, me 188 autore, nga të cilët të arrestuar/ndaluar 26 në gjendje të lirë 158, shpallur ne kerkim Duke e krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar shohim qe kemi rritje me 27 vepra me shume, e cila tregon për performancë më të lartë të punes së sektorit.
Sekuestrimet e kryera: 86.705 euro, 100 ton mineral (Krom) pa dokumenta shoqeruese, 1200 litra karburant pa dokumenta shoqeruese, 27 makineta te lojrave te fatit, nje sasi prej 31 celesa pikesh dhe kasash per makineta kompjuterike, 40 telefona celularesh te markave te ndryshme, 201.200 leke, Seksioni Kunder Krimit Ekonomik filluar gjithsej 116 procedime penale, te zbuluara 116 ,me 116 autore nga te cilet arrestuar dhe te ndaluar 6 autore, 2 autore ne kerkim dhe 108 ndiqen ne gjendje te lire, Seksioni Kunder Korrupsionit filluar gjithsej 31 procedime penale, te zbuluara 31, me 51 autore, nga te cilet arrestuar dhe ndaluar 20, ne kerkim 2 dhe 29 autore ndiqen ne gjendje te lire, Seksioni Kunder Pastrimit te Parave regjistruar 21 procedime penale, te zbuluara 21, me 22 autore te cilet ndiqen ne gjendje te lir, Seksioni Nderhyrje ne Transmetimet Kopmjuterike gjithsej 2 procedime penale, zbuluar 2 me 3 autore qe ndiqen ne gjendje te lire, Sektori Kunder Krimeve te Renda
Gjate vitit 2012 ne territorin e rrethit Durres per tendencat qe ndjek Sektori Kunder Krimeve te Renda jane evidentuar gjithsej 121 vepra penale, zbuluar 92, autore 71, arrestuar ne flagrance 55, ne gjendje te lire 3 dhe ne kerkim 13 , me nje force zbuluese 76.7 %.
-Seksioni Kunder Krimeve Ndaj Jetes
Evidentuar dhe referuar ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Durres 43 vepra penale, zbuluar 38, me 43 autore nga te cilet jane arrestuar 32, shpallur ne kerkim 11 me fuqi zbuluese 89 %. Krahasuar me vitin 2011 ka nje ulje te ndjeshme ne masen 38% dhe ne vepren penale te vrasjeve ka nje ulje te evidentimit ne masen prej 44 %.
-Seksioni Kunder vjedhjeve me dhune e arme
-Evidentuar 80 vepra penale, zbuluar 56, autorë 34 nga te cilet jane arrestuar ne flagrancë 21, ne gjendje te lire 3 dhe ne kerkim shpallur 10 persona, me nje fuqi zbuluese 70 %.
-Rendi & Siguria Publike Treguesit e punes se sekioneve te Hetimit & Parandalimit te Krimit
Autore te veprave penale 1485
Kapur ne flagrance 311
Kapur ne kerkim 258
Aktivitete masive 189
Veprimtari shteterore 43
Kulturore sportive dhe fetare 131
Tubime / manifestime 15
Ne mbeshtetje te intitucioneve shteterore 3690
Zyra e permbarimit 358
Organet e pushtetit vendor 177
Persona fizike & juridike 15
Akte te prokurorise dhe gjykates te zbatuara 3140
Zgjidhje konfliktesh 1622
Per motive pronesie 724
Evidentuar 724
Zgjidhur 482
Per motive te dobta 1247
Evidentuar 1247
Zgjidhur 1140
Per motive Hakmarrje / Gjakmarrje – Evidentuar – Zgjidhur –
Seksioni i Patrulles se Pergjithshme dhe Sherbimit ndaj te treteve.
Ne baze te Programit te punes te Drejtorit te Pergjithshem t e Policise se Shtetit nga ana e D.P.Qarkut Durres u pergatit plani masave me detyra te detajuara ne bashkepunim me Drejtorine Rajonale të Kufirit Migracionit dhe Njesinë e Qarkullimit Rrugor ku u percaktuan detyra konkrete ne lidhje me perballimin e situates, garantimin e rendit dhe qetesise gjatë sezonit veror. U bashkëpunua ngushtë me organet e pushtetit vendor, Prefektin, Kryetaret e Bashkise Durres, Kruje e Shijak dhe kryetaret e komunave qe operojne ne zona plazhi, Drejtorine Sherbimit Zjarrfikes, Urgjencën e Spitalit, etj. U vendosen ne vende te dukshme nga komuniteti tabela me informacion mbi numrat e gatshem te Policise si dhe u shperndane fletepalosje me informacion. Në zbatim te V.K.M. “Per monitorimin e zhurmave dhe lokaleve qe perdorin muzike” u bashkepunua me organet e pushtetit vendor dhe agjensine e mjedisit.
Seksioni i Mbrojtjes së te Miturve & Dhunes ne Familje
Gjate vitit 2012 jane evidentuar 342 raste te dhunes ne familje, jane nisur 266 Kerkese Padi per Leshimin e Urdherit te Mbrojtjes se Menjehershme dhe 76 raste të veprave penale, nga të cilat 58 raste “Dhune ne familje”, 18 vepra penale te tjera të ndryshme në marrëdhëniet familjare.Nga keto 1 është vrasje. Gjatë vitit 2011 ne territorin e Qarkut Durres, jane evidentuar gjithsej 265 raste te dhunes ne ambjentet familjare; -Komisariati i Policise Durres ka plotësuar 199 Kerkesë-Padi per Leshimin e Urdherit te Mbrojtjes se Menjehershme dhe ka filluar 37 procedime penale per dhune ne familje; -Komisariati i Policise Kruje ka plotësuar 24 Kerkesë -Padi per Leshimin e Urdherit te Mbrojtjes se Menjehershme dhe ka filluar 2 procedime penale per Dhune ne Familje; -Komisariati i Policise Shijak ka plotësuar 43 Kerkesë -Padi per Leshimin e Urdherit te Mbrojtjes se Menjehershme si dhe ka filluar 19 procedime penale per Dhune ne Familje. Komisariatet e Policisë Durres, Kruje dhe Shijak kane filluar 17 procedime penale per pengime per ekzekutimin e vendimeve te gjykates. Eshte bashkepunuar me OJF-të e ndryshme që kane si objekt te punes mbrojtjen ndaj dhunes ne familje; -Seksioni i Salles Drejtimit dhe Komandimit
Telefonata gjithsej 28453: per ndihme publikut 16486, per qarkullimin rrugor 835, prishje rendi 3349, per dhune ne familje 412, per ngjarje kriminale 31, sinjal banke 85, zhurma ne lokale 202, etj. Duke krahasuar te dhenat me vitin e kaluar vihet re nje rritje e numrit te telefonatave ne Sallen operative, pasi gjate 2011-es jane rregjistruar 23.609 telefonata; -Komisariati i Policise Durres.Ne rrethin e Durresit, per tendencat qe ka ne ndjekje Komisariati i Policise Durres, gjate vitit 2012 jane evidentuar 1112 vepra penale, zbuluar 837, me 967 autore, te cilet 197 te arrestuar, 25 te ndaluar, 647 ne gjendje te lire, dhe 98 te shpallur ne kerkim, me nje force zbuluese 75 %.; -Komisariati i Policise Shijak. Ne teritorin qe mbulon Komisariati i Policise Shijak per tendencat qe ka ne ndjekje jane evidentuar 397 vepra penale, zbuluar 223, autore 329, arrestuar 75, ndiqen ne gjendje te lire 231 persona, ne kerkim 23, me nje force zbuluese 82%; -Komisariati i Policise Kruje Gjate kesaj periudhe analizuese ne territorin e Komisariatit te Policise Kruje jane evidentuar gjithsej 372 vepra penale dhe jane zbuluar 282, jane implikuar 351 autore, arrestuar e ndaluar 84, ndiqen ne gjendje te lire 240, ne kerkim 27, me nje force zbuluese 76%; -Komisariati Trafikut Rrugor Durres Ne kete analize perfishet edhe aktiviteti i Njesise Qarkullimit Rrugor, emertim me strukturen paraardhese. Ne te dhenat e kesaj analize jane pefshire te dhenat si Njesi Qarkullimi. Për të realizuar këtë synim, aktiviteti i punes se ketij Komisariati është orientuar në këto drejtime kryesore: 1. Organizimin, planifikimin e shërbimeve të Policisë Rrugore, për një kontroll të balancuar të zonat urbane dhe jashtë saj, me qëllim disiplinimin e qarkullimit të mjeteve e rritjen e masave të sigurisë rrugore; Forcimin e kontrollit ndaj drejtuesve të mjeteve për dokumentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore; Përmirësimin e elementëve te perfomances të shërbimit të Policisë Rrugore, duke konsideruar këtë shërbim se i shërben publikut, sipas filozofisë Policimit në komunitet; Bashkepunimin dhe bashkerendimin e punes te sherbimeve te Policise Rrugore me sherbimet e tjera te policise se Drejtorise se Policise se Qarkut Durres, Komisariateve te Policise Durres, Kavaje, Shijak, per sigurimin e rendit dhe te qetesise publike dhe rritjen e shkalles se sigurise publike ne teritorin e Qarkut te Durres; Në rritjen e komunikimit dhe bashkëpunimit me Institucione shteterore, të qeverisjes vendore, te mediave dhe me grupet e interesit ne dobi te forcimit te Sigurise Rrugore; Aksidente rrugore per vitin 2012, 234 aksidente rrugore, 38 persona të vdekur, 75 persona te plagosur rende, 197 persona te plagosur lehte; Aksidente rrugore per vitin 2011, 278 aksidente rrugore, 41 persona të vdekur, 71 persona te plagosur rende, 248 persona te plagosur lehte.
Masat Administrative 2012
•Ndeshkuar 48.544 kundervajtes me vlere 6677204 leke
•Bllokuar 681 mjete, pa patente, me targat e nje mjeti tjeter, me targa te huaja, pa dokumentacion te rregullt etj; jane pezulluar 787 leje drejtimi, nga këto 82 per pije alkoolike, 640 për shpejtësi, 65 per shkelje te tjera te legjislacionit rrugor, Komisioni ka marrë 1829 vendime ndaj kundërvajtësve
Prioritete per te ardhmen :
-Lufta kunder krimit te organizuar do te vazhdoje te mbetet nje prioritet i punes se Drejtorise se Policise Qarkut Durres dhe veçanerisht toleranca zero ndaj fenomenit te shperndarjes se lendeve narkotike tek te rinjte; Lufta kunder krimit financiar, pastrimit te parave dhe korrupsionit ne veçanti; Rritja e rezultateve ne drejtim luftes kunder krimeve te renda; Dominimi i situates kriminale dhe vazhdimi i punes per zbulimin e krimeve te vjetra duke forcuar bashkepunimin me Prokurorine; Rritja e rezultateve te punes investiguese ; Vazhdimi i punes per rritjen e nivelit profesional te gjithë strukturave policore, rritja e cilesise se punes ne drejtim te evidentimit, parandalimit dhe goditjes se veprimtarise krimin; Respektimi i te drejtave e lirive te njeriut, sidomos shtetasve të cilëve iu privohet liria nga veprimet e Policise se Shtetit; Nga sherbimet e policise rendit do te menaxhohen te gjitha aktivitetet kulturore duke perpiluar plane masash te detajuar me detyra konkrete per kete qellim; Sistemet “Inteligjente” do te jene pjese perberese e veprimtarise sone policore .
Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Prioritet strategjike të DRKM Durrës për vitin 2012 Forcimi i bashkëpunimit me komunitetin dhe pushtetin vendor per parandalimin dhe goditjen e cdo veprimtarie kriminale ne te gjithë territorin që mbulon DRKM Durrës; Forcimi i kontrollit të hapësirës detare dhe menaxhimi i integruar i saj së bashku me agjensitë e tjera ligjzbatuese; Rritja e performances së cdo punonjësi të Policise Kufitare të DRK&M Durrës drejt një shërbimi sa më të kulturuar ndaj komunitetit; Realizimi i detyrave që rrjedhin nga Strategjia 1-vjecare e Policimit në Komunitet e DRKM Durrës për vitin 2012; Bashkëpunimi i ngushtë me agjensite e tjera ligjzbatuese për menaxhimin e sezonit turistik veror 2012 në lidhje me mjetet e shpejta ujore; Lehtësimi i procedurave të kontrollit si dhe rritja e sigurise ne kufi, për lëvizjen e lirë të shtetasve, mallrave e mjeteve në kuadër të liberalizimit të vizave; Përmiresimi dhe lehtësimi i procedurave të aplikimit për shtetasit e huaj rezident në territorin që ka në juridiksion DRK&M Durrës; Marrja e masave për shtetasit e kthyer dhe zbatimi i procedurave standarte.
Sektori i Sherbimeve Operacionale dhe Hetimit
Per vitin 2012 jane perpunuar ne hyrje – dalje:
Shtetas 821,705; Mjete 226,715; Anije 1,945; Tragete 2,567; Jahte Turistike

Previous articleParadokse të dipllomacisë së huaj
Next articleEva Longoria super seksi për tapetin e kuq