Home Opinion Izet Haxhia erdhi, “peshqit” e PD nisën të lëvizin

Izet Haxhia erdhi, “peshqit” e PD nisën të lëvizin

Nga Artur  Ajazi

Lajmi i ardhur nga Anadolli  se “Gjykata e Larte Turke ka vendosur ekstradimin e Izet Haxhisë drejt Shqipërisë, i akuzuar dhe dënuar nga Gjykata Shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit” në fakt do të ishte një surprizë e pakëndshme për kupolën drejtuese të Partisë Demokratike. Kjo pasi ardhja e Izet Haxhisë, pikerisht në momentet delikate të klasës së akuzuar politike nga zbatimi Vettingut dhe reformave në organet e drejtesisë, shihet si frikë, ankth, trokitje prangash etj.  Kur  ambasadori i SHBA zoti Lu foli për “peshqit e mëdhenj” në PD nuk ka patur qetësi duke nisur nga zyrat e kryetarit,  e duke përfunduar tek ish-ministrat dhe zyrtaret e tjere të cilët në 8 vitet e qeverisjes demokratike, mbushën xhepat dhe thaset me para. Qetësia u ka humbur të gjithëve në PD nga ardhja e Izet Haxhise, sepse tashmë deputetët dhe kupola drejtuese e kesaj partie, nuk do të merret me  “qeverinë e korruptuar, drejtësinë e kapur nga Rama”, por do të merret me  “arrestimet  politike”. Arrestimet e bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ekzekutimi i tyre korrekt  nga Policia e Shtetit, ishin ndoshta vetëm fillimi  i një operacioni në shkallë të gjërë, që pritet të përfshijë dhjetra  e dhjetra  emra të dëgjuar nga politika dhe strukturat e tjera të shtetit në 27 vite. Shihet qartë  se “peshqit e mëdhenj” duke parë se si po shkon situata, kanë nisur të lëvizin për të “çarë rrjetën”, por e kanë të pamundur. Duke e nisur nga përgjegjësit e rrugëve, nuk ishte e thënë, se domosdoshmërisht duhej ta nisnin nga LSI, pavarsisht se nga atje ka gjasa të dalin edhe “peshkaqenë të mëdhenj” që do të bien në rrjetën e organeve të drejtësisë. Por shqetësimin dhe tërbimin e PD-së nuk e kuptoj njeri. Nuk e kuptoj përse atje nuk ka qetësi, përse atje  ish-qeveritarët e 2005-2013 janë inatosur, kanë humbur qetësinë e dikurshme, madje ka prej tyre që po rrahin edhe qytetarë të zakonshëm rrugëve të Tiranës, për një fjalë goje.  Çfarë i mundon, çfarë  meraku  kanë në PD nga arrestimet e fundit, apo edhe nga ardhja e Izet Haxhise nga Turqia. Dhe përgjigja vjen natyrshëm, në PD ka peshq dhe peshkaqenë të mëdhenj” që kanë frikë tani edhe nga Arta Marku dhe Izet Haxhia. Të bësh hipokritin, dhe të bësh rrebelin  ndaj qeverisjes, ndaj kryeministrit, ndaj Kryeprokurores, ndaj kryetarit të Kuvendit, ndaj Kryepolicit të Shtetit, apo edhe ndaj ligjeve të shtetit, do të thotë se diçka të mundon, diçka të prish gjumin, qetësinë, fjalorin, dhe formën fizike. E vërteta është se prej vitesh “peshqit dhe peshkaqenët” e mëdhenj edhe nga PD, kanë mundur të ndërtojnë mes tyre dhe LSI, aleanca të ndryra, që mendonin ti kishin jo nga “dashuria” por nga halli për të mbajtur të sigurta dhe të paprekshme pasuritë e vëna nga paratë e vjedhura dhe të zhvatura nga djersa dhe taksat e shqiptarëve. Në rast se tek Monika gjenden sot akuariumë me “peshq të vegjël dhe të mëdhenj”, tek PD ka rezervuarë me të tillë, që presin me ankth çfarë do të ndodhë sot, çfarë do të ndodhë nesër, që presin me ankth kur bie dera dhe kur bie telefoni. Një pjesë e mirë e tyre  e atyre që janë trembur nga Arta Marku dhe me tepër nga  ardhja e papritur e Izet Haxhise, janë të gatshëm të  hapin sërish  çadra për  “protesta të popullore” për të shvendosur vëmëndjen e  Arta Markut. Ambasadori amerikan zoti Lu foli qartë dhe shqip, ndaj pret që  “peshqit e mëdhenj”  të arrestohen. Zoti Lu, deklaroi se “brenda muajit  janar 2018, do të ndodhnin arrestime, më në fund, do të hamë peshkun e madh” dhe nuk gaboi. Nga ana e tyre edhe përfaqësues të BE, vazhdimisht kanë theksuar se “rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do ta shpejtonin  hapjen e negociatave”.

Previous articleAksioni i UKD sjell frytet e para. Në 445 kontrolle pesë lidhje të paligjshme
Next articleUrgjenca e Spitalit të Durrësit, 3600 vizita më shumë se një vit më parë. Ja sëmundjet që predominojnë