Home Maqedonia Ivanov: T’i ndajmë edhe privilegjet, e jo vetëm rreziqet nga NATO-ja

Ivanov: T’i ndajmë edhe privilegjet, e jo vetëm rreziqet nga NATO-ja

largea_ivanov1366717997Republika e Maqedonisë e pret ditën kur do të mund t’i ndajë jo vetëm rreziqet dhe përgjegjësitë, por edhe privilegjet që i jep anëtarësimi në NATO-Aleancë, theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, në fjalimin në Pritjen që në nder të tij u mbajt në Qendrën kombëtare për arte në Otavë, Kanada.

Para senatorëve të pranishëm, anëtarë të Grupit për miqësi Maqedoni-Kanada në Parlamentin e Kanadasë dhe përfaqësuesit nga Otava, presidenti Ivanov, shprehu falënderim për mbështetjen kanadeze të aspiratave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO. E theksoi pritjen e qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në Aleancë.

“Si president i Republikës së Maqedonisë, me të vërtetë jam krenar që paqeruajtësin e Maqedonisë mbeten krah për krahu me Kanadanë në aspiratën për siguri, demokraci dhe të drejta më të mëdha të njeriut në botë. Të inspiruar nga këto vlera të përbashkëta, mbetemi të përqendruar për arritjen e aspiratës për Maqedoninë si anëtare e plotfuqishme e vëllazërisë evropiane dhe euroatlantike të popujve. E falënderoj Kanadanë për mbështetjen që e jep për anëtarësimin tonë në NATO. Bashkëqytetarët e mi dhe unë, e presim ditën kur së bashku do të mund t’i ndajmë jo vetëm rreziqet dhe përgjegjësitë, por edhe privilegjet që i jep anëtarësimi në Aleancë”, tha presidenti Ivanov në fjalimin e tij.

Presidenti i Maqedonisë, siç kumtuan sot nga kabineti i tij, para të pranishmëve theksoi edhe në ngjashmëritë që Maqedonia dhe Kanadaja i kanë lidhur me respektimin e tolerancës, bashkëjetesës dhe respektimit të dallimeve.

Vlerat e përbashkëta, theksoi ai, janë parakusht për ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e marrëdhënieve bilaterale midis Maqedonisë dhe Kanadasë.

Presidenti Ivanov, në kuadër të vizitës së tij në Kanada, në Otavë do të mbajë takime me kryetarin e Dhomës përfaqësuese, Endru Shiir dhe me kryetarin e Senatit, Noel Kinsela.

Previous articleGreqia, lejeqendrimi shtetasve të vendeve të treta
Next articleHoxhaj merr mbështetjen e Turqisë