Home Portret Iu shemb pallati dhe nuk mundi të rikthehej në Durrës, ndahet nga...

Iu shemb pallati dhe nuk mundi të rikthehej në Durrës, ndahet nga jeta në Padova ish-ekonomistja e NTSh-së

78 vjeçarja nga Durrësi Marjeta Veliaj nuk mundi të kthehej në qytetin e saj pasi tërmeti e la pa shtëpi, dhe kur nderroi jetë në Itali nga sëmundja e gjatë që vuajti, u varros në qytetin historik Padova, në një kishë të shekullit XIV. Varrimi u krye një ditë më parë në Katedralen Santa Giustina të Padovës.
Ajo, tregojnë të afërmit, u nda nga jeta me një mall të madh për qytetin e saj bregdetar dhe kishte dhimbje shpirtërore nga që nuk arriti të shohë shtëpinë e saj të rrënuar nga tërmeti. Ish-ekonomistja e NTSh- së me origjinë nga Permeti jetoi mbi 50 vite në Durrës me ushtarakun Avdul Veliaj. Grua e fortë dhe nënë shpirtmadhe, nuk u perkul nga vështiresitë edhe kur bashkëshortin e saj, oficer drejtimi në repartin e raketave SAM, e spostuan pas fushatës spastruese në ushtri në vitet 70-të. Tregojnë se qe një grua që diti të edukojë në vështirësi vajzën dhe djalin për të përballuar jetën me kurajo. Kurajo të cilën e ruajti deri në frymëmarrjen e fundit jashtë atdheut.

Ajo shkoi për t”u kuruar në Itali dhe kur po merrte kura profilatike kundër kancerit, bie tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi shembjen e banesës në Durrës. Pallati 1062, ende nuk është ndertuar dhe ajo nuk mundi të kthehej. Vdiq në Itali pa mundur të rikthehej në Durres. Por kur e njoftojnë se i është rrënuar pallati ajo u thotë fëmijëve: Nuk ka gjë, nuk marrim gjë me vete, asnjeri nuk ikën në botën tjeter me valixhe në varr. Mallin e pashuar me dëshirën për t’u kthyer në shtëpinë e saj, nuk e realizoi dot, megjithatë banorë të shumtë me origjinë nga Shqipëria qe e përcollën në banesen e fundit dhe ishin një ngushellim i madh për familjen e saj./ M.B

 

SOURCEBulevard News
Previous articleMargariti: “Ferma e kafshëve” rikthen aktorët në skenë
Next articleÇfarë duhet të dini nëse udhëtoni pas datës 5 korrik drejt ishujve grekë?