Erdhën në Shqipëri për pushime dhe vendosën që duan të investojnë e kalojnë jetën në këtë vend. Raffaelle Biancareddu dhe Ricardo Virgili janë dy nga grupi shoqëror prej 4 personash që kanë investuar në një prej bizneseve më popullore në vend, atë të bar-restoranteve.
“Erdha në Shqipëri para rreth tre vitesh për herë të parë si turist pasi kisha punuar për 15 vite në Londër në sektorin e shërbimeve për të zbuluar “një tokë të re”. Shumëkush mund të pyesë se pse u desh të hapja pikërisht një bar dhe përgjigja ime është kjo: Është vendi ku njerëzit mund të socializohen, ndërsa italianët që jetojnë në Tiranë mund të gjejnë copëza nga vendlindja e tyre.”, tha Raffaelle Biancareddu, sipërmarrës italian në Shqipëri
“Absolutisht po. Realiteti që kemi ndërtuar do të ishte shumë i vështirë për t’u arritur në vendet e tjera europiane. Sigurisht që ka shumë për të punuar, por ne si italian sjellim ato që ne dimë për të investuar në Shqipëri. Vendi juaj është një tokë e re, që premton shumë për të huajt.”, tha Ricardo Virgili, sipërmarrës italian në Shqipëri
Një tjetër sektor që po preferohet gjithmonë e më shumë nga italianët, është ai i pasurive të paluajtshme dhe tregu i qirave ditore. Ky i shtohet bizneseve më tradicionale si tregtia apo manifaktura.