Home Bota Italia tronditet nga tërmetet, disa goditje brenda ditës, ekspertët: Distancat mes epiqendrave...

Italia tronditet nga tërmetet, disa goditje brenda ditës, ekspertët: Distancat mes epiqendrave tregon se…

Disa tërmete janë shënuar që nga mbrëmja e djeshme nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë. Fillimisht dy goditje me magnitudë 2.5 dhe 3.6 u regjistruan në zonën Etna në jug të Paterno, në provincën e Katanias, mëngjesin e sotëm. Një episod i dytë sizmik ka ndodhur rreth orës 12:24 në rajonin Marche, në Folignano, në provincën Ascoli Piceno, me magnitudë 4.1 ballë. Tërmeti u pasua një minutë më vonë, në orën 12:25, nga një tjetër tërmet me magnitudë 3.6.

Më pas, në orët e para të pasdites, disa lëkundje alarmuan banorët e Xhenovas dhe të rrethinës së Ligurisë: në këtë rast magnituda ishte 4.4 ballë. Në fund një tërmet me magnitudë 3.8 u regjistruar në orën 5:49 pasdite, i ndjekur menjëherë nga një tjetër i vogël.

Për sizmologun Carlo Meletti, i seksionit të Pizës të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, nuk ka asnjë lidhje mes tërmeteve në Siçili, Marche dhe Liguria.

“Nuk ka asnjë lidhje, distancat mes vendeve ku kanë ndodhur tërmetet janë qindra kilometra që të ketë një lidhje”, shpjegoi ai.