Italianet po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 24-25 shkurtit, ndërkohë që kanë nisur të publikohen sondazhet e para. Qendra e majtë duket në avantazh, por sërish i nevojitet që të formojë koalicion me Mario Montin për të krijuar qeverinë.
Sondazhet i japin fitoren PierLuixhi Bersanit. Partia Demokratike e e tij është pesë pikë përpara Popullit të Lirisë të Silvio Berluskonit, megjithatë vihet re një ngritje në sondazhe e kavalierit pavarësisht skandaleve që njëpasnjeshme të tij.
“Mendoj se rezultati do të jetë i vështirë, sepse njerëzit janë konfuzë dhe nuk e dinë për kë të votojnë”.
“Prezenca e Montit në qeveri do të thotë besueshmëri në Europë, besueshmëri në tregje, dhe një forcë e madhe për qeverinë.
“Një aleancë është bërë tashmë mes Montit dhe Bersani, është gjithcka e organizuar”.
Bersani duket i sigurtë për të marrë shumicën në Dhomën e Ulët. Lideri i Partisë Demokratike Bersani ka dhënë sinjale të forta se është i interesuar për të bashkuar forcat me Mario Montin kundër Berluskonit, të cilin e sulmon thuajse cdo ditë në daljet e tij televizive. Ndërkohë, Berluskoni shprehet se duke u bazuar në sondazhet e tij të brendshme beson në fitore.