Home Kulture Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten, Helena te Panairi i Librit, jep...

Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten, Helena te Panairi i Librit, jep lajmin e mirë për lexuesit: Diçka po shkruaj

Në një nga stendat e Panarit të Librit, sot ndodhet edhe shkrimtari Ismail Kadare. I shoqëruar nga bashkëshortja, Helena, po ashtu shkrimtare, dyshja ka bashkëbiseduar me lexuesit, teksa nuk kanë munguar as autografet për dashamirësit e tij. Ata kanë një përshëndetje të ngrohtë për dashamirësit e librave.

Ju përqafoj të gjithëve, ne shkruajmë për ju”, tha Kadare.

“Jam shumë e lumtur, përqafime të gjithëve”, tha Helena.

Prej 2018-ës kur erdhi me “Kur sunduesit grinden” nuk ka asnjë botim të ri. Në atë kohë u tha se mund të ishte libri i fundit i shkrimtarit, mirëpo po sot shkrimtari i kandiduar për ‘Nobel’ ka dhënë lajmin e mirë se po “diçka po shkruan”.

Previous articleShkëlqeu me Kombëtaren, Skuka bie në ‘radarin’ e italianëve, zbulohet ekipi që interesohet për sulmuesin
Next articlePrezantohen kandidaturat për primaret në Tiranë: Na duhen edhe të majtët për të fituar