Home Kosova Ish-mjeku i UÇK-së “shuplakë” komandantëve! Nuk janë mbi 10 mijë veteran!

Ish-mjeku i UÇK-së “shuplakë” komandantëve! Nuk janë mbi 10 mijë veteran!

Ish- pjesëtari i UÇK-së, njëkohësisht i cili ishte edhe mjek në kohën i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, i ka komentuar listat të cilat janë publikuar si veteranë mashtrues. Loshi kërkon që të largohen ata 2 mijë persona, të cilët u futën në aktakuzën e ish- prokurorit Elez Blakaj, për të diskredituar Blakajn, duke futur ushtarë të vërtetë të UÇK-së.E pas largimit të tyre, ish- mjeku i UÇK-së, kërkon që të shtohen njëzet mijë veteranë të tjerë të rrejshëm, për t’iu besuar se a vetëm atëherë e keni përnjëmend, shkruan gazeta “Bota sot”.Loshi përmend edhe dezertorët e marsit dhe prillit të vitit 1999, ndërsa thotë se mos të zëvendësohen dëshmorët dhe të vdekurit me të gjallët, duke shtuar se, nëse dalin mbi 10 mijë veteranë atëherë kërkon të flasin bashkë. “Hiqni ata dymijë dhe shtoni njëzet mijë veteranë të tjerë të rrejshëm, atëherë do t’ju besojmë se pastrimin e listave e keni përnjëmend! Ose, kthejeni atje ku e keni nisur, në pikën zero. Rirreshtoni ata që ishin të rreshtuar në luftë dhe llogaritni ditët se sa kohë kanë kontribuar. Mos i harroni dezertorët e marsit dhe prillit 1999 dhe të çdo ofenzive tjetër. Kujtoni sa kollashnikovë dhe sa uniforma kishte UÇK-ja! Dëshmorët dhe të vdekurit mos i zëvendësoni me të gjallë. Nëse ju dalin më shumë se dhjetë mijë veteranë të vërtetë, atëherë ejani dhe flasim bashkë. Vetëm kështu pastrohen listat e veteranëve dhe vetëm kështu atyre ju njihet kontributi i vërtetë dhe iu kthehet dinjiteti që e meritojnë”, shkruan Liri Loshi në Facebook.