Home Aktualitet Ish-kryeministri italian apel të fortë Bashës dhe Kryemadhit: “S’ka sens që opozita...

Ish-kryeministri italian apel të fortë Bashës dhe Kryemadhit: “S’ka sens që opozita të ndërmarrë këtë veprim”

Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema i bën thirrje të gjithë aktorëve politik në Shqipëri që të nisin dialogun dhe të shmangin tensione e dhunën, që sipas tij po largojnë gjithnjë e më shumë qytetarët nga politika. Në një intervistë për Report TV, D’Alema shprehet se s’ka sens që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhje në një kohë që ato monitorohen nga ndërkombëtaret dhe cilësohen të rregullta, ndërkohë i bëri thirrje opozitës që të ndal aktet e dhunës e protestat të jenë demokratike.

“Natyrisht, përtej së gjithash zgjedhjet zhvillohen nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve kështu që zgjedhjet në Shqipëri janë konsideruar të rregullta nga ana e vëzhguesve ndërkombëtare. Dhe natyrisht që opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Nuk ka sens qe opozita të mos marre pjesë në zgjedhje. Protesta demokrate duhet te shprehet ne forma demokratike”, u shpreh D’Alema.

Sipas tij, bojkoti i parlamentit është i papranueshëm dhe palët duhet të ulen në dialog, pasi rrezikohet integrimi i Shqipërisë në BE.