Home Maqedonia Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski dënohet me 9 vite të...

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski dënohet me 9 vite të tjera burg

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski u shpall fajtor për rastin TNT dhe u dënua me 9 vite të tjera heqje lirie.

Kështu në total ish-kryeministri mbi supe ka mbi 19 vite burg, por ai ndodhet aktualisht në një azil në Hungari.

Dënimi prej 9 vjetësh lidhet me shembjen e paligjshme të një objekti biznesi që ishte investim disa milionësh vetëm për shkak të kundërshtimeve politike.

Po ashtu edhe ish-ministri Mile Janakieski u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg, dhe për të ky është dënimi i gjashtë me burg.

I dënuari tjetër në këtë rast është ish-kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski si dhe e punësuara në komunë si inspektore e ndërtimit të cilët u dënuan më nga 4 vjet burg.

Të gjithë të dënuarit do të duhet t’i paguajnë së bashku dëmshpërblimin prej 11 milionë eurosh biznesmenit Fijat Canovski objekti i të cilit u shemb.