Home Politike Ish-deputeti i PD zbulon skenarin e dhunës, Boçi: Me Gjergj Lucën kemi...

Ish-deputeti i PD zbulon skenarin e dhunës, Boçi: Me Gjergj Lucën kemi pasur përplasje historike

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca janë përfshirë në një përplasje, mesditën e të enjtes në Elbasan.

Nga ajo çfarë raportohej deri në këto momente nuk diheshin shkaqet e këtij incidenti. Përplasja mes Boçit dhe Lucës ka ndodhur para lokalit të këtij të fundit.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Luçiano Boçi ka sqaruar se me Gjergj Lucën ka patur përplasje historike. Ai shton se ka denoncuar krimin zgjedhor.

“Me z.Luca kemi patur përplasje historike kur unë kam qenë në krah të qytetarëve dhe banorëve të zonës, për shkak të veprimeve arbitrare në bashkëpunim dhe me pushtetet qendrore dhe lokale për grabitjen e sipërfaqeve të tëra tokave dhe për dhunimin e jetës së banorëve, ndotjen e qytetit të Elbasanit…

Krimi dhe arbitrariteti është qeveritar. Sot, ende vazhdon në mënyrë galopante krimi zgjedhor i mbledhjes së kartave të identitetit, i trysnimit të administratës.

I kemi bërë denoncimet dhe materialet i kemi të pasqyruara në të gjitha faqet tona”, deklaron Boçi.

SOURCEbulevard news
Previous articleIncidentet në Elbasan mes Luçiano Boçit dhe biznesmenit, Taulant Balla tregon ‘porosinë’ që ka shpërndarë për socialistët
Next articleDosja “Marubi” drejt UNESCO-s, pas një pune dy vjeçare ka përfunduar hartimi i saj