Home Politike Ish-deputeti i PD: Bardhi është truri i shkatërrimit të demokratëve, duhet të...

Ish-deputeti i PD: Bardhi është truri i shkatërrimit të demokratëve, duhet të ishte shkarkuar

Për ish-deputeti Azgan Haklaj, Gazment Bardhi është truri i shkatërrimit të demokratëve e se duhet të ishte përjashtuar nga radhët e Partisë Demokratike, së bashku me Jorida Tabaku që pas zgjedhjeve të 14 majit, pasi nuk mbështetën kandidatët e PD-së.

”PD është parti euro atlantike adekuate e SHBA-së dhe BE-së.

Të mblidhet Këshilli Kombëtar dhe të shkarkoj Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun. Duhet të ishin shkarkuar që në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gazment Bardhi delegoi PD-në te Sali Berisha. Gazment Bardhi është truri i shkatërrimit të PD-së”, – tha  Haklaj në emisionin Repolitix në Report Tv.

Previous article14 viktima në Greqi, Turqi e Bullgari nga moti i keq, bllokohet Stambolli
Next articleHoroskopi ditor, e shtunë 9 shtator 2023