Home Top Lajmet Ish-anëtari paralajmëron zhvillime të reja: Së shpejti një formacion i ri politik...

Ish-anëtari paralajmëron zhvillime të reja: Së shpejti një formacion i ri politik brenda së djathtës

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ervin Kulluri u shpreh kundër politikave të ndjekura nga lideri demokrat, Lulzim Basha.

Kulluri zbuloi se po mendojnë të dalin me një koalicion opozitar, ku në të po negociohen të përfshihen edhe aleatë të PD-së. Sipas Kullurit, ato do të jenë pjesëmarrës në zgjedhjet e 25 prillit, me objektivin për të rrëzuar nga pushteti Partinë Socialiste.

“Ai nuk ka turp (I referohet Lulzim Bashës). Një pjesë e rëndësishme e aleatëve po shikojnë mundësinë me ne të dalin me një koalicion opozitar, bashkë me ne. Njerëz që janë kritikë, po punohet në këtë drejtim. Do të jetë më shpejt se fundviti. Unë këtë propozim e kam bërë në studion tuaj. Propozimi që ka gjetur përkrahje brenda partisë, duhet të ketë një koalicion të përbashkët për të dalë në zgjedhje të domosdoshme për të rrëzuar këtë mazhorancë. Kjo do të jetë një listë elektorale. Ne kemi negociata prej kohësh me një pjesë të aleatëve. Disa eksponentë kanë kërkuar që kjo të jetë një formulë e mirë për Partinë Demokratike”, tha Kulluri për Top Channel.

SOURCEbulevard news
Previous articleKryeministri i nxori skandalin Metës, Presidenca i përgjigjet Ramës: Jemi gati të publikojmë…
Next articleModeratorja e njohur shqiptare bën deklaratën e papritur: Nuk do bashkëpunoja asnjëherë me Bieta Sulon, është shumë ekspresive