Ish-ambasadori Agim Nesho ka provokuar kryeministrin Rama duke i thënë se në këto 7 vite politika e tij e jashtme ka devijuar, aq sa perceptohet sikur “kokën e ka në Bruksel dhe bishtin në Anadoll. Ai e ka pyetur Ramën nëse do të vazhdojë me politikën e tij anadollake, ndërsa kryeministri i është përgjigjur se është meritë e Partisë Socialiste dhe e kësaj qeverie që Shqipëria ka më në fund politikë të jashtme, drejton OSBE-në dhe ka një reputacion të madh.
“Politika juaj ka devijuar, perceptimi është se kokën e keni në Bruksel dhe bishti në Anadoll. Në opinioni shqiptar mbeteni në kabinën mbrapa të Presidentit Erdogan në urën që mban emrin e sulltanit që ka bërë Perandorinë Otomane.Do e vazhdoni politikën uaj anadollake?”, e pyet Nesho.
“Është nder i madh të jesh në sediljen e pasme dhe të kesh shofer presidentin e Turqisë. Nuk isha në karroceri, isha në sediljen e pasme. Politika e Jashtme e Shqipërisë e bërë më metodën “mbuloji dhe bëj sikur nuk i shikon” dhe “uli pantallonat se ke pelevrekë poshtë” e bërë gjithë këto vite nuk është më. Prej 7 vitesh Shqipëria ka politikë të jashtme. Falë nesh drejton OSBE-në, dhe ka një reputacion të madh. Politikë të Jashtme dinjitoze ku shqiptarët ulen në cdo tavolinë pa komplekse nuk ka pasur më përpara.”, ka thënë Rama.