Home Bota Irani këmbëngul në pasurimin e uraniumit

Irani këmbëngul në pasurimin e uraniumit

iraniKryenegociatori bërthamor i Iranit ka thënë se fuqitë botërore duhet të njohin të drejtën e Republikës Islamike për të pasuruar uranium, në mënyrë që të ketë përparim në bisedimet për programin e saj bërthamor.

Saeed Jalili i ka bërë këto komente në Almati të Kazakistanit, një ditë para raundit të ri të negociatave midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Ai po ashtu ka thënë se Irani do të mbrojë të drejtën për të pasuruar uranium me më shumë “ashpërsi” pas zgjedhjeve presidenciale të qershorit.

Fuqitë botërore dyshojnë se Irani shfrytëzon pasurimin e uraniumit, me qëllim krijimin e armës bërthamore.

Teherani hedh poshtë akuzat.

Previous articleBisedime për programin bërthamor të Teheranit
Next articleSerbia duhet të pranojë se Kosovën e ka humbur Millosheviqi