Home Aktualitet Inxhinieri Bashkim Kopliku: Ja fajtorët që shkaktuan këtë tragjedi, i kam me...

Inxhinieri Bashkim Kopliku: Ja fajtorët që shkaktuan këtë tragjedi, i kam me emra

Inxhinieri Bashkim Kopliku në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos ka treguar sipas tij fajtorët që ndikuan në tragjedinë e madhe të tërmetit.

Kopliku u shpreh se fajtor i gjithë kësaj “jemi ne populli shqiptar”, por edhe drejtësia që ka bërë punën e saj me lejet e ndërtimeve, duke mos lënë pas gjyqtarët, për të cilët tha se i janë ankuar banorët këto ditë.

Inxhinieri theksoi se i ka të gjithë emrat e fajtorëve të ruajtura në kompjuterin e tij.

“Fajtori i asaj që ndodhi jemi ne populli shqiptar, pikë. Ne popolli shqiptar e kemi bërë kështu punën që të vdesim për fajin tonë, për fajin e shqiptarëve.

Jo çdo shqiptar është fajtor, ka klasifikime të ndryshme.

Unë nxjerr fajtorë kryesorë drejtësinë.

Edhe ne jemi pjesë e saj. Unë nuk pushoj së qenuri zv.kryeministër i këtij vendi dhe megjithatë kam dështuar.

Akoma ajo shtëpi është kandidate për t’u bërë nga 6 kate, në i rrafshuar, dhe shtëpisë time mund t’i ndodhë kjo.

Kushdo që pas këtij emisioni të bëjë dava me mua i kam të gjithë emrat e fajtorëve të regjistruar dhe janë në kompjuterin tim, por janë edhe në kompjuterin e një tjetri që po më humbi të mbesin.

Ata gjyqtarë që janë me emër dhe mbiemër dhe janë fajtorë.

Për ata e kam me të thënë, më kanë thënë banorë dje”, tha Kopliku, teksa shtoi se ka ndikuar edhe cilësia e ndërtimeve.

Po ashtu inxhinieri më herët u shpreh se tërmeti i Shkodrës i vitit 1979 ishte më i fortë se ai i 26 nëntorit, ndërsa hedh poshtë pretendimet se media krijoi panik.

“Në rastin konkret paniku nuk është krijuar nga mediat. Mediat për herë të parë, unë që jam kritikues, në këtë rast nuk i kritikoj.

Paniku është krijuar nga ngjarjet skandaloze që kanë ndodhur.

Një tërmet fare fare i parëndësishëm, është një tendencë kolektive sidomos i fajtorëve për ta bërë të hatashëm gjë që s’ka ndodhur kurrë.

Unë e kam jetuar tërmetin e ’79.

Mund të të them se pasi ula veten në tokë (asokohe) dhe po shihja pallatin, shtyllat e telefonit me gjithë pallatin tim bënin kështu…

Nuk ka ndodhur kjo punë tani, nuk ka qenë ky tërmet si ai në Shkodër”, tha ai.

Previous articleGuardiola me plane mbi 5-vjeçare, flet për të ardhmen si trajner
Next articleVIDEO/ Kryeministri u përlot teksa kumtonte informacionet për viktimat: “Jetët e humbura s’i kthejmë dot’