Home Politike “Investimi total 2 miliardë dollarë”; Balluku zbulon detaje nga baza e NATO-s...

“Investimi total 2 miliardë dollarë”; Balluku zbulon detaje nga baza e NATO-s në Porto Romano

Zv.kryeministrja, njëherazi edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur për Portin e Durrësit, ku tha se ai do të shndërrohet në një port turistik, teksa pjesa tjetër do të zhvendoset në Porto Romano. Ajo tha se ky port në Porto Romano do të jetë i lidhur me një hekurudhë me portin e thatë në Prishtinë si edhe një pjesë fundore për operacione militare nën ombrellën e NATO-së. Ky projekt është prezantuar edhe në Bruksel.

“Sa i përket ekonomisë, do të pësojë një shpërthim në atë zonë, por sidomos edhe për marinën elitë të jahteve që do të ndërtohet aty ku do të ndërtohet porti i Durrësit. Kemi pasur ankesa për ndotjen akustike dhe ambientale që operimet e portit sillnin, një port i ndërtuar shumë herët, kur qyteti nuk kishte kaq shumë zhvillim, dhe duke marrë parasysh ankesat dhe mundësinë për ta zhvilluar këtë industri detare vendosëm që porti i Durrës të spostohet në një zonë më industriale, që na jep mundësinë për një zgjerim që do i përgjigjet kërkesat jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të rajonit.

Hapat final të ndërtimit të projektit, që ka edhe 2 element të rëndësishëm lidhjen me një hekurudhë të portit të thatë në Prishtinë, dhe një pjesë fundore të portit që do i dedikohet operacioneve militare nën ombrellën e NATO-së, projekt që e kemi prezantuar në zyrën e NATO në Bruksel”, tha Balluku.