Home Aktualitet Investimi i biznesmenit, shkolle e mesme private në degët agronomi dhe veterinari...

Investimi i biznesmenit, shkolle e mesme private në degët agronomi dhe veterinari në Maminas

Dikur ka qenë një system i tërë arsimor i mesëm në shumë shkolla në vend, duke ardhur më pas në kalimin në shkolla të formimit të përgjithshëm ose sic quhen ndryshe gjimnaze. Bëhet fjalë për shkollat e mesme bujqësore, që para vitëve 90 funksiononin edhe pa shkëputje nga puna, nisur nga  nevoja po dhe shtrirja e madhe që kishte bujqësia dhe blegtoria dhe pse në ato kushte. Një popullsi që dominonte në fshat dhe madje vazhdon të dominojë dhe një vend që ka shumë zona ku prodhohen produkte bujqësore dhe blegtorale, duket se ka lindur idenë e biznesmenit Agim Rometa që të ndërmarrë një insiativë sa të guximshme por edhe të domosdoshme për kushtet dhe nevojat që ka bujqësia dhe blegtoria në vend. Biznesmeni që për një kohë të gjatë ka punuar në bujqësi dhe aq më shumë që edhe biznesin e  tij e ka orientuar në fushën e bujqësisë duke qenë një nga të parët në tregtimin e fidanëve të pemëve, duket se më shumë se kushdo ka parë nevojën që po lind gjithnjë e më shumë për kuadro të rinj që duhet të jenë më pranë bujqësisë dhe blegtorisë. Për këtë Firma Arli Internacional Sh.p.k me qendër në Maminas nën kujdesin e biznesmenit në fjalë që është dhe pronari i saj, do të hapë shkollën e Arsimit të Mesëm Profesional Parauniversitar në degët agronomi dhe veterinary, duke shënuar kështu dhe një risi në fushën e arsimit për qarkun e Durrësit e më gjërë. Lajmin e ka bere te ditur per bulevard news, Vlash Lazeri, emer i njohur ne kete fushe, gjithashtu pjese e stafit. Lidhur me këtë stafi i ri i kësaj shkolle ka bërë dhe një njoftim ku fton prindër dhe të interesuar, pra ata që duan të bëhen nxënës të kësaj shkolle për të marrë pjesë në një cermoni inagurimi  ditën e hënë të javës që vjen. Ndërkohë që drejtuesit e kësaj shkolle private kanë bërë të ditur dhe tarifën për të ndjekur studimet aty që shkon në 800 euro në vit, ndërsa detaje të tjera do të jepen ditët në vazhdim. Ajo që vihet re qysh në fillim është një investim serioz i kësaj firme dhe pronarit të saj që fillon që nga ambjentet po edhe nga kuadrot që janë përzgjedhur për të dhënë mësim aty. Shkolla do të ushtrojë aktivitetin e saj në fshatin Maminas ku dhe është ndërtuar, kjo për faktin se ka dhe një mundësi për zhvillimin e praktikës së nxënësve që do të studiojnë aty, ngaqë është një zonë ku bujqësia dhe blegtoria kanë mjaft zhvillim./bulevard news