Interi hedh një hap drejt kualifikimit në Champions League, teksa ka fituar pastër 2-0 sfidën direkte ndaj Romës.
Skuadra e Inzaghit mori suksesin e katërt radhazi në kampionat, duke konfirmuar formën shumë të mirë që po kalon.
Në minutën e 33-të nga një dalje e Dumfries në krahun e djathtë, tipi shkon në zonë, atje ku Dimarco tregohet i vëmendshëm për të shënuar nga një pozicion i vështirë.
Roma tentoi të reagonte, por hasi vështirësi në mbrojtjen e hekurt të zikaltërve.
Në minutën e 74-t, Lukaku do të përfitonte nga një gabim i mbrojtjes verdhekuqe, duke shënuar golin e sigurisë për ekipin e tij.
Me këtë sukses, Interi ngjitet në vendin e katërt me 63 pikë, po aq sa Juventusi i vendit të tretë.