Home Rajoni Integrimi i rajonit, Abazovic: Nëse mbetet jashtë BE-së Ballkani Perëndimor mund të...

Integrimi i rajonit, Abazovic: Nëse mbetet jashtë BE-së Ballkani Perëndimor mund të jetë në Ukrainë e dytë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, deklaroi sot në Parlamentin Evropian se nëse vendi i tij qëndron jashtë Bashkimit Evropian (BE), Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re në pak vite.

Rajoni ka nevojë për viza pozitive dhe për të parë që dyert e BE-së janë të hapura për vendet që meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit. Ne nuk duhet ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një vrimë të zezë në Evropë. Duhet ta dini se nëse qëndrojmë jashtë Evropës është e pamundur Ballkani do të bëhet Ukraina e re pas disa vitesh. Nuk mendoj se dikush në Bashkimin Evropian e dëshiron këtë”, u tha eurodeputetëve evropianë kryeministri malazez Dritan Abazovic.

Abazovic theksoi se Evropa është në një fazë të re për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe se është e nevojshme të merren vendime më të shpejta dhe më të zgjuara. Ai tha se qeveria e re është formuar me një mesazh të qartë dhe synim për të ecur më shpejt në integrimet evropiane.

Unë mendoj se këto janë momente historike jo vetëm për Malin e Zi por për të gjithë Evropën. Pas 24 shkurtit (fillimi i pushtimit rus të Ukrainës) bota është ndryshe dhe më shumë se kurrë njerëzit në Mal të Zi, rajon dhe Evropë e kuptojnë se ne duhet të jemi bashkë dhe të japim më së miri që ne ta përfundojmë pjesën tonë të punës, dhe institucionet evropiane ta pranojnë këtë nga ana tjetër”, tha Abazovic.

Kryeministri tha gjithashtu se Mali i Zi do të jetë miqësor ndaj çdo vendi fqinj.

Ne duam marrëdhënie të shkëlqyera miqësore me fqinjët tanë dhe mbështesim çdo iniciativë që mund të mundësojë komunikim më të mirë dhe të krijojë besim në rajon. Ne nuk mbështesim asnjë iniciativë që zëvendëson integrimin në BE, vetëm ato që Mali i Zi dhe vendet e tjera mund të përdorin si mjet për progres më shpejt në integrim”, ka theksuar Abazovic.

Previous articleAmbasadorja Kim mesazhe në gjuhën shqipe: Bashkimi bën fuqinë
Next articlePër të gjithë ata që thonë se Sali Berisha është ‘ringjallur’ nga ndëshkimi i SHBA