Home Bota Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Meloni: Duhet urgjentisht! Duam t’i kemi...

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Meloni: Duhet urgjentisht! Duam t’i kemi këto vende në orbitën evropiane

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaron se procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë prioritet.

“Është urgjente që Bashkimi Evropian të zhvillojë një vizion të ri ndaj” Ballkanit Perëndimor dhe vendosë zgjerimin” drejt rajonit “ndër prioritetet  e tij” .

Nuk mund të lejojmë që kjo pjesë strategjike e kontientit tonë të vijojë të qëndrojë jashtë shtëpisë së përbashkët”, – tha Meloni në video-fjalimin e saj në hapjen e konferencës “Italia dhe Ballkani Perëndimor: rritje dhe integrim”, nismë e Ministrisë së Jashtme italiane që zhvillohet në Trieste.

Meloni tha se Italia do të vijojë të jetë në linjë të parë për të këmbëngulur që procesi i integrimit të ballkanit perëndimor të vijojë më shpejt dhe më me vendosmëri

“Kjo është ajo çfarë na kërkojnë të gjithë miqtë e rajonit, e kam vërejtur personalisht me rastin e samitit në Tiranë. Ne jemi protagonistë në rajon, por duhet të rinovojmë këtë prani dhe të investojmë në sektorë strategjikë”.- tha më tej Meloni.

Të njëjtin mendim ndan edhe ministri i Jashtëm Italian Antonio Tajani. Ndërsa nënviznon rëndësinë e sigurisë stabilitetit në rajon, dhe lehtësimin e dialogut Kosovë Serbi.

“Ne duam të kemi vendet e Ballkanit në orbitën evropiane. Ne duam të jemi më të pranishëm sepse në politikë kur lihen hapësira, ato zihen nga të tjerët. Nëse jemi të pranishëm politikisht, me bizneset tona dhe gjithashtu me paqeruajtësit tanë nuk ka rrezik të pushtimit të hapësirave nga të tjerët.

Nuk është vetëm Rusia, shumë janë të interesuar për Ballkanin. Prandaj Italia dhe Evropa duhet të jenë më të pranishme”- tha ministri i Jashtëm italian.

Në konferencën e organizuar sot në Torino u nënvizua dhe rritja e prezencës së Italisë në rajon, si në planin politika ashtu dhe ekonomik si një rajon.

Previous article“Korrupsioni dhe rryshfeti, ADN-ja e qeverisjes së Edi Ramës”, Ilir Meta pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI: Janë cënuar marrëdhëniet Shqipëri-SHBA
Next articleRama: Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje…