Të enjten, platforma sociale Instagram njoftoi se po teston opsione të reja për përdoruesit për të verifikuar moshën e tyre, duke filluar nga njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Instagrami po teston dy mënyra të reja për të verifikuar moshën e një personi, shkruan Euronews.
Një mënyrë janë video-selfie, nëpërmjet së cilës mund të idetifikohet mosha e një personi nga pamja.
Një mundësi tjetër është që njerëzit të zgjedhin tre ndjekës të ndërsjellë për të konfirmuar moshën e përdoruesit dhe personi që garanton duhet të jetë së paku 18 vjeç.
“Kur e dimë nëse dikush është adoleshent (13-17 vjeç), ne i ofrojmë përvoja të përshtatshme për moshën, si për shembull parandalimi i kontakteve të padëshiruara dhe kufizimi i opsioneve”, tha Erica Finkle, drejtoreshë e qeverisjes së të dhënave në Meta.
Instagram tha se ka bashkëpunuar me Yoti, një kompani që është e specializuar në verifikimin e moshës në internet për të siguruar privatësinë e përdoruesve.
Lëvizja vjen pasi Instagram ndaloi fillimin e “Instagram Kids” vitin e kaluar, pasi mori kritika dhe kundërshtime për projektin.