Home Kosova Iniciativa e Pacollit/ Për një kohë të shkurtër grumbullohen mbi 100 mijë...

Iniciativa e Pacollit/ Për një kohë të shkurtër grumbullohen mbi 100 mijë € për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, dy ditë më parë i ka ftuar të gjithë miqtë e tij nga komuniteti i biznesit dhe atyre që kanë mundësi që të ndihmojnë pas vërshimeve të mëdha në disa nga qytetet e Kosovës.

Në postimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, thuhet se Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aktivizuar menjëherë dhe ka vu në dispozicion llogarinë e posaçme bankare.

Në anën tjetër, Naim Murseli, këshilltar i ish presidentit të Kosovës, ka bërë të ditur për Indeksonline se në këtë fond janë grumbulluar mbi 100.000 euro.

Vet, Pacolli ka paralajmëruar se donacionet nuk do të mbesin anonime.

Previous articleKroatët përballen me rritje të çmimeve pas futjes në Eurozonë
Next articleScholz ‘shuplakë’ Putinit, ja vendimi i rëndësishëm që ka marrë për Ukrainën