Home Politike Industria e Peshkimit, Rama: Duam që Shqipëria të arrijë 1 mld eksporte...

Industria e Peshkimit, Rama: Duam që Shqipëria të arrijë 1 mld eksporte bujqësore

“Me një situatë absurde, ku nuk u përmend por ju shkonit që ta nerrnit naftën në Itali, sepse këtu ishte e pamundur. Ju dilte më lirë që ta merrnit naftën në Itali. Rreth 90% prej jush ishit informalë, jo se donit, por se formaliteti ishte i pamundur. Ne duam që Shqipëria të shkojë në 1 milard eksporte bujqësore. Por kjo kërkon që të lehtësojmë çdo lloj peshe në apsektin burokratik. Ne jemi në presionin e kritikave tuaja. Nga ana tjetër duam që fuqëzimi i flotës të arrijë në nivele të tjera. Duam të rrisim nivelin e porteve të peshkimit. Gjithë kjo zonë, do të kthehet në një zonë turistike. Ju do vazhdoni punën tuaj, do bëjmë një merkat të bukur peshku, një nga më të bukurat e Mesdheut. Kështio do të krijojmë një rrugë këmbësore, që dotë ketë lokale, restorante dhe clube. E njejta gjë do të ndodh edhe në portin e Vlorës. Duhet të bëjmë çmos që në raport me sot të bëjmë shumë në përfundim. Ne u godtëm nga tërmeti, më pas pandemia dhe tani lufta. Në nuk u godtëm me plumba por me inflacion. është e domosdoshme që të mos ndalojmë mbështetjen për fermerët, nafta është rritur, por duhet që të mos prekë ata që janë në vijën e parë. Loja e çmimit të naftën që luhet në portin e Durrësit, do të ndalohet dhe do të vendoset një çmim tavan për të gjithë. Këto nuk ka vend për të bërë lojëra dhe as xhibla me punën tuaj. Të gjithë furnitorët e Durrësit do të jenë të detyruar të kënë një çmim dhe nëse nuk e respektojnë do t’i marrim depozitat,” tha Rama.

Previous articleNxënësit njihen me objektet muzeore në veprimtarinë “Një ditë me kuratorin”
Next articleI përjashtuan nga portreti familjar, Princ Harry dhe Meghan Markle i përgjigjen familjes mbretërore