Home Slideri Indrit Buka: Qeveria na i hoqi 8.7 milionë nga fondi për të...

Indrit Buka: Qeveria na i hoqi 8.7 milionë nga fondi për të paguar CEZ-in

SAMSUNG Nga Marinela Dushi / Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencës asnjë përgjigje bashkisë për përmbytjet në Shijak. / U bënë gati 3 vjet që Shijaku përballet me daljen nga shtrati të lumit Erzen, duke shkaktuar përmbytjen e shumë shtëpive, bizneseve të ndryshme. Indrit Buka, kryetari i bashkisë të Shijakut tregon për gazetën “Bulevard” problematikat dhe vështirësitë që kanë qytetarët e Shijakut.

Kohët e fundit qytetarët e Shijakut janë përmbytur me daljen e lumit Erzen nga shtrati. Nga se ka ardhur e gjithë kjo ? A janë marrë masa për këtë problematikë ?

Shijaku ka patur dy probleme, dalja e lumit Erzen nga shtrati dhe përmbytjet nga bllokimi I kanalizimeve. Me punën që kemi bërë me sistemimin e sheshit, me pastrimin e inerteve, kanalizimeve të ujërave të zeza, me gjithë këto shira që pati ditët e fundit, Shijaku nuk është përmbytur fare. Por problemi që pati ishte dalja e lumit Erzen nga shtrati. Shkaku pse lumi doli nga shtrati vjen si pasojë e bllokimit nga inertet, pemët, shkurre të shumta të hedhur në lumë. Kështu të gjitha këto të mbledhura bashkë ndër vite, kanë krijuar një shtresë të fortë në bazamentin e lumit dhe si pasojë thellësi e lumit është zvogëluar. Në momentin kur bie shumë shi, rritet niveli I ujit duke dalur në sipërfaqe për të shkaktuar përmbytje dhe demë të mëdha . Ndërhyrja duhet të bëhet në periudhën e verës ku niveli I lumit të ulet, që të thellohet shtrati I lumit dhe të pastrohen papastërtitë. Por këto punime nuk mund të bëhem me fondet e bashkisë, sepse nuk mund ti përballojjmë. Prefekti ,zoti Genc Alizoti u ka premtuar banorëve të Shijakut që sapo të hapet koha, nga fillimi I sezonit të verës, do të merren masa ,pra u ka premtuar që do të sjell disa specialistë për të gjetur një zgjidhje emergjente për problemin.


Sa është numri I famileve që është përmbytur dhe a janë kompesuar ata nga dëmet ?

Është hera e 4-ët që Shijaku përmbytet brenda 3 viteve dhe fondet e bashkisë e të prefekturës nuk e përballojnë këtë problem. Është përcjell I gjithë dokumentacioni Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencës për këtë problem por deri sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje. E vetmja ndihmë që kemi patur nga shteti, janë nga rezervat e shtetit arritëm të marrim disa ndihma që u shpërndanë 20 familjeve që pësuan dëme nga përmbyjet, nga dalja e lumit. U shpërndanë ndihma materiale si dyshekë, jorgane, miell etj . Të gjitha këto ndihma shkuan rreth 200 000 lekë të reja

Si ka qenë raporti I buxhetit të ardhur nga qeveria me problemin që ka Shijaku ?

Zero. D.m.th problemi në Shijak është mbuluar vetëm me fondet nga bashkia .
Cfarë po ndodh me bizneset në Shijak? A janë ato në gjendje të paguajnë taksat qe të mbushet arka e bashkisë?
Probleme ka pafund në taksa. Bashkia përpiqet që të arkëtoj sa më shumë taksa. Në çdo bashki , jo vetëm në atë të Shijakut , arkëtohen përgjithësi 60-70 %. Ne kemi arritur të arkëtojmë deri në 70% të taksave. Bashkia e Shijakut është një bashki e vogël, ku nuk ka zona industriale,nuk ka biznese të mëdha, nuk kalon autostrada. Të gjitha këto janë minuse për ne për të grumbulluar të ardhura. Mendimi im është që të rishikohen ndarjet administrative

Cfarë doni të thoni me këtë,që të rishikohet ndarja administrative ?

Kërkoj ndarje administrative sepse psh: Ka komuna me 1000 ( një mijë) banorë por marrin fonde më shumë sesa një komunë tjetër me më shumë banorë, psh më 3000 banorë . Pra shpërndarja e fondeve nuk është në raport të drejtë me numrin e banorëve . Ka komuna qe me 1000 banorë përfitojnë nga Fondi zhvillimit 1 000 000 euro. Janë bërë përjekje për decentralizimin e pushtetit local , por nuk janë realizuar. Bashkitë harxhojnë shumë për ndërmarrjen e institucioneve të ndryshme, bëjnë investime ne zgjidhjen eproblematikave të shumta. Psh marrim rastin e arsimit. U thy xhami , jam I detyruar ta riparoj, u thy dera, apo u thy banka unë jam I detyruar ta paguaj. Unë nuk mund ti kërkoj llogari mesueses apo drejtorit për këtë fakt. Pra bashkia vetëm shërben. Ose një rast tjetër. Një mësues nga Shijaku shkon punon në Ishëm dhe ai nga Ishmi vjen dhe punon në Shijak. Ku shumë mirë ne kemi mësuesit tonë , pse të mos jetë kështu që mësuesi nga Shijaku të punoj në Shijak dhe ai nga Ishmi të punoj në Ishëm. Drejtoria Arsimore nuk I di mirë problemet që ka Shijaku, ai bën vetëm shpërndarjen siç I intereson atij. Problem tjetër kemi me ujësjellësin. 8. 7 000 000 lekë të reja na janë hequr nga qeveria ,pra 1/ 3 e grandit, për të paguar borxhet ndaj CEZ-it. Grandi qe I jepet qeverisë quhet I pakushtëzuar por në të vërtete është I kushtëzuar sespe më përcaktohet se kaq para do të jenë për rrogat , osë kaq para për të bërë dicka tjetër . Unë psh më përcaktohet qe të mbjell pemë ,kur shumë mirë me grandin qe kam ,me levedis të ndërtoj një urë. Pra cdo gje është e kushtzuar.

Si qendron raporti I papunësisë gjatë këto 2 vite qëkur ju keni marrë detyrën tuaj si kryetar I bashkisë të Shijakut?

Papunësia është rritur sepse bashkia nuk ka mundësi për të hapur fonde pune për qytetarët. Politikat e qeverisjes vendore duhet të jenë për të hapur fonde pune për qytetarët. Por si mund të hapen fonde pune kur lejet e ndërtimit janë pezulluar? Sepse një nga fondet e punës ka qenë punësimi në ndërtim. Kështuqë ne nuk tërheqim të ardhura nga ndërtimi sepse normalisht duhet plani rregullues. Bashkia se ka planin rregullues, sepse nuk ka fonde. Atëherë zgjidhja më e mirë është që plani rregullues ti kaloj qeverisë duke na mbajtur disa lekë cdo vit, dhe kështu qeveria tja japi një kompanie që ta bëj planin rregullues. Psh po të mos na e kishte hequr qeveria vjet 8.7 000 000 lekë të reja , për të larë borxhet e CEZ-it, unë 2 000 000-në lekë të vjetra do ti kisha investuar për të bërë planin rregullues dhe pjesën tjetër të lekëve do ta përdorja për ta zbatuar. Pra papunësia është në rritje, po kështu dhe numri I familjeve që marrin ndihmë ekonomike.

Sa është numri I familjeve që marrin ndihmë ekonomike?

Afërsisht janë 200 familje, shtojmë dhe ata të invalitetit që janë 400 , pra gjithsej bëhen 600 familje me ndihmë ekonomike.

Gjatë fushatës elektorale ju keni bërë disa premtime. Sa prej tyre janë mbajtur dhe sa jo? Dhe pse?

Tani normalisht që dhe unë kam bërë premtime sic bëhet në cdo fushatë. Por unë jam përpjekur të bëj premtime që mund ti realizoj,pra në përgjithësi nuk kam bërë premtime të mëdha. Normalisht disa janë realizuar ,disa jo, por duke marrë parasysh që jam në gjysmën e mandatit tim. Disa nga premtimet që kam realizuar janë: 1-sistemimi I sheshit përballë xhamisë, 2- sistemimi I kanalizimeve në 3 rrugë të qytetit, gjithashtu kemi marrë nga fondi I zhvillimit rajonal për të bërë rikonstrukturimin e një rruge. Po ashtu bashkia financon futbollin, volejbollin. Normalisht punimet do të vazhdojnë sepse siç e thashë dhe më parë jam në gjysmën e mandatit tim.

Ditët e fundit u ndryshua kryetari i qarkut të Durrësit. Ju si drejtues I grupit të këshilltarëve socialist e bojkotuat proçesin e zgjedhjes. Cilat ishin arsyet?

Po e drejtë. E bojkotova zgjedhjen e kryetarit të qarkut të Durrësit sepse nuk ishte në rendin e ditës, pra nuk ishtë e programuar dhe ne normalisht ishim të pa informuar për këtë fakt. Kështu që ne duke mos qenë të informuar, ishim të papërgatitur dhe nuk kishim asnjë kanditatur për të paraqitur. Edhe pse u përpoqem ta disktonim që të shtyhej për më vonë zgjedhja që dhe ne të paraqitnim një kanditaturë, ata vazhduan me të tyren dhe ne u detyruam të tërhiqeshim sepse nuk mund të paraqitnin një kanditaturë pa e menduar. Si përfundim qendruam në sallë vetëm si vëzhgues, dhe e gjithe kjo ndodhi sepse kjo nuk ishte në programin e ditës , të cilët ne e morëm vesh këtë fakt vëtem sapo hymë në sallë.

 

Previous articleFushata politike, nisin arrestimet në Durrës
Next articleArmand Teliti rrihet me Doklead Ademin me pështyma, xhaxhi militanti shpjegon arsyen e rrahjes