Home Bota India i dërgon paralajmërim të fshehtë Pakistanit

India i dërgon paralajmërim të fshehtë Pakistanit

indiIndia ka shënuar ditën e saj të Republikës me një paralajmërim të fshehtë të bërë ndaj Pakistanit pas përleshjeve vdekjeprurëse kufitare mes dy palëve.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit gjatë së premtes, presidenti indian Pranab Mukherjee (në foto) tha: “Ne besojmë për paqe në zonën kufitare dhe jemi gjithmonë të gatshëm për të ofruar kontribut në shpresën e miqësisë. Por ky kontribut nuk duhet të merret si i dhuruar”.

Ky komentet erdhi gjatë kohës kur në mes dy vendeve është duke mbizotëruar një armëpushim në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Të dy fqinjët kanë rënë dakord për të ndalur përplasjet ndër-kufitare, nga të cilat kohëve të fundit u vranë tre ushtarë pakistanezë dhe dy indianë, gjatë kohës kur ata po ruanin të ashtuquajturën linjë e kuqe, që ndodhet në rajonin e Kashmirit dhe që ndan kufirin në mes të Pakistanit dhe Indisë, transmeton Rel. Pjesa e Kashmirit që ndodhet në Indi, është e banuar me shumicë të madhe myslimane.

India dhe Pakistani kanë zhvilluar tri luftëra, pas ndarjes në vitin 1947, dy prej tyre mbi pretendimin e njëra-tjetrës për pronësinë e rajonit të Kashmirit.

Previous articleThaçi i ofron Pacollit Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik
Next articleLajm i fundit / Durres: Qellohet me arme zjarri per vdekje 46 vjecari