Home Bota Indi, vdesin 43 punëtorë nga zjarri në fabrikë

Indi, vdesin 43 punëtorë nga zjarri në fabrikë

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë në Indi duke vrarë 43 punëtorë.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën katër-katëshe të fabrikës në Nju Dehli. Të paktën 100 persona ishin brenda fabrikës, e cila kryesisht prodhonte çanta shkollore.

Kryeministri Narendra Modi e quajti zjarrin “të tmerrshëm” dhe i dërgoi ngushëllimet e tij familjarëve.

Mediat lokale raportojnë se u arrestua pronari i fabrikës, i quajtur si Rehan.

Rreth 60 persona u shpëtuan, ndërsa një zjarrfikës u përshëndet si “hero” pasi shpëtoi 11 persona – pavarësisht se pësoi lëndime vetë.

SOURCEBulevard News
Previous articleKushtonte 120 mijë dollarë, artisti e heq nga muri dhe ha veprën e artit para të gjithëve në SHBA
Next articleKosovë, LDK nuk lëshon pe, insiston të marrë presidentin