Home Kronika Incidenti në KZAZ në Kavajë, vetëm dëme materiale, nuk janë prekur materialet...

Incidenti në KZAZ në Kavajë, vetëm dëme materiale, nuk janë prekur materialet zgjedhore

Një incident ka ndodhur në derën hyrëse të KZAZ në Kavajë gjatë ditës së djeshme. Report Tv sjell pamjet e dëmtimeve të shkollës ’26 marsi’ që është aktualisht jashtë funksionit për shkak se është kthyer në KZAZ.

Dëmet e vetme kanë qenë në derën hyrëse dhe në derën tjetër ku ndodheshin materialet zgjedhore, por këto të fundit nuk janë dëmtuar. Shkolla ka kamera sigurie por duke qenë se ka qenë e mbyllur, ishin jashtë funksioni.

“Dje rreth orës 4 të pasdites konstatuam se zyra e KZAZ ishte dëmtuar bashkë me derën kryesore. Materialet zgjedhore nuk janë prekur, dokumentacionet ishin të paprekura. Dëmtim është vetëm dera kryesore dhe ajo e KZAZ”, tha Fabian Curri, zv.kryetar i komisionit.

Në KZAZ ruhen vetëm listat e qendrave të votimit, listat emërore dhe formularët e deklarimeve të ndryshme por pa të dhëna.

Pas ngjarjes u ngrit grupi hetimor dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk është konstatuar mungesë apo dëmtim i ndonjë sendi dhe dokumentacioni i KZAZ.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dera është hapur me forcë nga disa të mitur, që frekuentojnë ambientet e shkollës pasditeve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Previous articleRritja e pagave, Rama: Së shpejti do të shpërthejë gara e vendeve që kërkojnë krahë pune! Ne kemi bërë kthesën e madhe
Next article“Mund të kthejë Brojën në lojtar të madh”. Në Angli e bëjnë të kryer, Çelsi emëron trajnerin e ri